Chelsea ka marr një fitore të madhe në udhëtim te Sevilla, duke triumfuar në fund me rezultat 4-0, falë katër golave të Olivier Giroud.

Ndeshja e xhiros së pestë e fazës së grupeve kaloi nën magjinë e francezit, duke ia siguruar Chelseat pozitën e parë në grup.


Ndeshja nis mirë për londinezët që shënuan me Giroud pas një asistimi të Kai Havertz (1-0).

Chelsea kishte edhe raste të tjera në pjesën e parë, por që nuk u kthyen në gol.

Në pjesën e dytë skuadra e Frank Lampard shënoi edhe tri herë të tjera.

Në minutën e 54-të, Mateo Kovacic asistoi për Giroud i cili nga afër mposhti portierin vendas për 2-0.

Giroud het-trikun e kompletoi në minutën e 74-të pas asistimit të Ngolo Kante.

Krejt në fund francezi shënoi edhe nga pika e bardhë për të kompletuar paraqitjen e tij fantastike në Ligën e Kampionëve.

Chelsea pas kësaj fitoreje ka 13 pikë, ndërsa Sevilla ka 10 pikë, ku të dyja e kanë siguruar kualifikimin në fazën e eliminim direkt. /Telegrafi/

telegrafi sport app