Olivia Rodrigo shkëlqen në gala-n e “Spring Into Action 2025” dhe promovon kauzën e të drejtave riprodhuese

Olivia Rodrigo ishte në qendër të vëmendjes në gala-n “Spring Into Action 2025” të organizatës ‘Planned Parenthood’ në New York, ku u nderua për angazhimin e saj në mbrojtje të të drejtave riprodhuese.
22-vjeçarja u shfaq me një fustan elegant të bardhë dhe me një grim delikat, duke reflektuar thjeshtësi dhe klas.
Rodrigo drejtoi eventin e mbushur me yje dhe u shfaq përkrah aktivistes Amanda Zurawski, duke theksuar rëndësinë e aksionit për barazi dhe akses në kujdes shëndetësor, shkruan DailyMail.
Këngëtarja, e njohur për mbështetjen e saj publike për të drejtat e grave, përmendi edhe nismën e saj "Fund 4 Good", e cila mbështet aksesin global në shëndetin riprodhues.
Ajo u shoqërua në tapetin e kuq nga Lily Allen, e cila ndau momente miqësore me Rodrigon.
Ngjarja grumbulloi emra të njohur si Busy Philipps dhe theksoi edhe njëherë angazhimin e yjeve për çështje sociale me ndikim të gjerë. /Telegrafi/

































































