Shqipëria është vendi që do të ketë tkurrjen më të madhe të popullsisë në botë deri në fund të shekullit. Parashikimi tronditës vjen nga Organizata e Kombeve të Bashkuara në projeksionin e fundit të popullsisë botërore.
Sipas projeksionit bazë të OKB-së, në fund të këtij shekulli popullsia e Shqipërisë do të rrudhet në vetëm një milion banorë, me një rënie prej 62 për qind krahasuar me shifrën aktuale.
Kjo është rënia më e madhe në botë, e cila e projekton kombin shqiptar sa një lagje e një qyteti të zakonshëm evropian.
OKB thotë nga pesë shtetet që pritet të kenë rënien më të madhe të popullsisë në 80 vitet e ardhshme, katër gjenden në Ballkan.
Më konkretisht në vendin e dytë, shteti që do të pësojë uljen më të madhe të popullsisë është Serbia me 52 për qindi, ndërsa në vendin e tretë dhe të katërt Moldavia dhe Bosnja e Hercegovina, ku popullsia pritet të tkurret me 50 për qind deri në fund të këtij shekulli.
Shteti që mbyll pesëshen e vendeve më krizën më të thellë demografike, është Bullgaria për të cilën OKB parashikon se do të humbasë 48 për qind të popullsisë deri në vitin 2100.
Këto janë projeksionet sipas skenarit bazë, i cili ka probabilitetin më të lartë për t’u realizuar.
Paralelisht OKB ka llogaritur projeksionet edhe sipas një skenari me negativ, i cili bazohet në një rënie më të shpejtë të lindshmërisë.
Rezultatet për këtë variant janë edhe më alarmante, duke e parashikuar rrudhjen e popullsisë së Shqipërisë në vetëm 500 mijë banorë në fund të shekullit. Një projeksion fatal, që praktikisht e projekton Shqipërinë drejt zhdukjes. /TCH/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëArrestimi i të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it, Elshani: Nuk do të ndalemi
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja
Policia e Kosovës pajiset me automjete të reja, për mbështetje të Njësive speciale-policore gjatë operacioneve dhe aksioneve të veçanta
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë
Abazoviq: Në katër vitet e fundit në Ballkan nuk janë kryer punë, me Trump do të ndryshojë situata
Ekspertët e çështjeve të drejtësisë: Zhbërja e Speciales mision i pamundur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët