LAJMI I FUNDIT:

OKB: Debatohet për vendimin e Trumpit për Jerusalemin

OKB: Debatohet për vendimin e Trumpit për Jerusalemin

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara do ta mbajë një seancë të rrallë të jashtëzakonshme me kërkesë të vendeve arabe dhe myslimane për vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump, për njohjen e Jerusalemit për kryeqytet të Izraelit.

I dërguari palestinez në OKB, Riyad Mansour, tha se në asamblenë me 193 anëtarë do të votohet për rezolutën me të cilën kërkohet që presidenti Trump ta tërheq vendimin e tij.

Një rezolutë e tillë para dy ditësh është refuzuar me veto të Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.


Mansour tha se shpreson për “mbështetje të gjerë” për këtë rezolutë. Megjithëqë votimi për këtë rezolutë nuk është obligues, ai ka peshë politike.

Ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley, në rrjetin Twitter ka shkruar se Shtetet e Bashkuara do t’i mbajnë mend ata që votuan kundër asaj që ajo tha se ishte zgjedhje e popullit amerikan për Jerusalemin. /Rel/

Në trend Botë

Më shumë
Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Botë
Shfaqen pamjet e kaosit në Korenë e Jugut - bombat nga aeroplanët luftarakë godasin shtëpi dhe një kishë

Shfaqen pamjet e kaosit në Korenë e Jugut - bombat nga aeroplanët luftarakë godasin shtëpi dhe një kishë

Azia
Edhe nëse SHBA “pauzon” tarifat, Trudeau thotë se përgjigja e Kanadasë do të mbetet në fuqi

Edhe nëse SHBA “pauzon” tarifat, Trudeau thotë se përgjigja e Kanadasë do të mbetet në fuqi

Qeveria holandeze rekomandon qytetarët të pajisen me “pako emergjence 72-orëshe”

Qeveria holandeze rekomandon qytetarët të pajisen me “pako emergjence 72-orëshe”

Evropa
Hajnit i dolën matjet keq – në dyqanin ku tentoi të bënte vjedhjen qëlloi një kliente “me rrip të zi në karate”

Hajnit i dolën matjet keq – në dyqanin ku tentoi të bënte vjedhjen qëlloi një kliente “me rrip të zi në karate”

Evropa
Liderët e opozitës refuzojnë ofertën e Trumpit për rrëzimin e Zelenskyt - nuk duan zgjedhje në kohë lufte në Ukrainë

Liderët e opozitës refuzojnë ofertën e Trumpit për rrëzimin e Zelenskyt - nuk duan zgjedhje në kohë lufte në Ukrainë

Kalo në kategori