Oda e infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë, pavarësisht rrethanave të krijuara nga pandemia, ka përmbushur detyrimet e saj ligjore. Licencimi dhe ri-licencimi vazhdojnë të jenë funksionet kryesore të OIK-ut, procese këto që kanë vazhduar normalisht, falë platformës online të OIK-ut.
Kështu thuhet në një njoftim nga OIK, të cilët mbajtën sot një takim online të Kuvendit të Pestë me anëtarët e saj.
Sipas njoftimit mbledhja e V-të e Kuvendit të Odës së infermierëve mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë (OIK) ka filluar me një minutë heshtje për infermierët që humbën jetën në betejën kundër virusit COVID-19.
“Kësaj radhe, për shkak të situatës pandemike, takimi i mbi 160 anëtarëve u bë nga distanca, përmes platformave online”, thuhet në njoftim.
Naser Rrustemaj, kryetar i OIK-ut, siç bëhet e ditur në njoftim para anëtarëve të Kuvendit, ka thënë se ky ishte një vit ndryshe, me humbje të mëdha dhe të pakthyeshme për komunitetin infermieror.
“Një numër i anëtarëve tanë humbën jetën e mijëra tjerë u infektuan derisa ishin në luftë me virusin COVID 19. Ne do t’i kujtojmë gjithë ata kolegë që humbën jetën nga virusi COVID 19, me pietet e krenari, për sakrificën sublime në luftë për shëndetin”, ka thënë Rrustemaj.
Ai ka shtuar se në këtë situatë të rëndë, më e pakta që ka mundur të bëjë OIK, ka qenë një ndihmë simbolike në shenjë solidariteti me familjarët e infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë që humbën jetën nga virusi.
Kështu, gjatë këtij viti, ndonëse kufizueshëm, sipas Rrustemajt, OIK është përpjekur të jetë pranë anëtarëve të saj.
“Nuk jemi ndalur së kërkuari nga Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet shëndetësore në vazhdimësi shtimin e numrit të infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë, në tri nivelet e sistemit shëndetësor. Shkaku i pandemisë, kemi zvogëluar edhe kuotën e pikëve për rilicencim. Në asnjë moment, nuk jemi ndalur që edhe përmes mediave të sensibilizojmë çështjet që ndërlidhen me pandeminë. OIK, edhe këtë vit, çdo moment ka avancuar platformën digjitale, duke synuar të jetë sa më afër Jush me shërbime. Kjo ka ndihmuar në kryerjen e procedurave, duke iu shmangur kontakteve të dyshimta me Covid, por edhe udhëtimeve nga qytetet e largëta”.
Licencimi dhe ri-licencimi vazhdojnë të jenë funksionet kryesore të OIK-ut, procese këto që kanë vazhduar normalisht. Risi, këtë vit, sipas Rrustemajt, paraqet licencimi i psikologëve klinikë. “OIK mbi të gjitha ka vendosur standarde të reja të qeverisjes efektive, transparente dhe llogaridhënëse në raport me gjithë anëtarësinë”, ka thënë Rrustemaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
VLEN: Behixhudin Shehapi dhe BDI për 20 vite e shndërruan Jeni Xhaminë në muze
Siljanovska-Davkova: Unifikimi i Alfabetit të Gjuhës Shqipe, simbol i aspiratës për emancipim dhe iluminizëm
Barnatorja qendrore e mbushur me barna pa afat, MSh thotë se po angazhohet për asgjësim
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje