Ofertë speciale për 25-vjetorin e themelimit të brendit “Sistina” – paketat e lindjes tani përfshijnë testin NIPT

Me rastin e 25-vjetorit të themelimit të spitalit të parë të specializuar për gjinekologji dhe obstetrikë, “Mala Bogorodica – Sistina”, Spitali Klinik “Acibadem Sistina” ka përgatitur një ofertë jubilare speciale, duke përfshirë testin prenatal jo-invaziv (NIPT) në paketat e lindjes.
NIPT është një test prenatal i sigurt dhe jo-invaziv, i cili mundëson zbulimin e hershëm të gjendjeve më të shpeshta gjenetike dhe kromozomale të fetusit, pa paraqitur asnjë rrezik për nënën dhe foshnjën. Testi realizohet në mënyrë të thjeshtë, përmes marrjes së një mostre gjaku nga nëna dhe bazohet në analizën e ADN-së së lirë fetale që qarkullon në gjakun e saj. Oferta speciale me përfshirjen e testit NIPT realizohet në bashkëpunim me laboratorin Biotek.
Në kuadër të paketave përfshihet edhe amniocenteza, e cila realizohet pa pagesë në rast të rezultateve me rrezik të lartë. Një nga përfitimet e shumta është edhe mundësia për pagesën e shërbimeve deri në 60 këste pa normë interesi, përmes kredisë Mediplus Baby nga Alta Banka AD Bitola, e cila aprovohet brenda një dite.
Përmbajtjen e plotë të paketave për lindje mund ta shihni në linkun përkatës. Informata shtesë rreth ofertës së re, të gjithë personat e interesuar mund t’i marrin duke kontaktuar Qendrën e Kontakteve të spitalit në numrin e telefonit 02/30 99 500.
PËR 25 VJET, “SISTINA” ËSHTË SINONIM I BESIMIT – QENDRA MË E MADHE PRIVATE PËR LINDJE DHE KUJDES PEDIATRIK NË RAJON
“Acibadem Sistina” është qendra më e madhe private për lindje në vendin tonë dhe në rajon, e pajisur me teknologji dhe pajisje moderne, ku deri më tani kanë ardhur në jetë mbi 24.000 foshnja. Për 25 vjet, kujdesi për nënat e ardhshme dhe të vegjlit e tyre ka qenë prioriteti ynë, duke zbatuar trendet më të fundit botërore dhe teknologjitë bashkëkohore në fushën e gjinekologjisë dhe obstetrikës. Në maternitetin më të madh privat punon një ekip prej 23 mjekësh gjinekologë-obstetër me përvojë shumëvjeçare, 20 mami dhe 40 infermierë, të cilët me përkushtim të madh ofrojnë kujdes cilësor për nënat dhe foshnjat e tyre.
Në Qendrën për Riprodhim të Asistuar “Mala Bogorodica” deri më tani janë realizuar mbi 36.000 cikle IVF. Qendra është pioniere në zbatimin e teknikave të riprodhimit të asistuar në rajon, ndërsa shkalla e suksesit është në nivelin e qendrave referente botërore për IVF. Në këtë qendër punojnë 8 mjekë, ekspertë në fushën e riprodhimit të asistuar, si dhe 8 infermiere të trajnuara posaçërisht për punë në Qendrën për IVF. Në Laboratorin e riprodhimit të asistuar punojnë 9 embriologë me përvojë, si dhe andrologë dhe laborantë të specializuar.
Në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina” është hapur Spitali i parë privat Pediatrik, me një Qendër Emergjente Pediatrike, në të cilën punojnë 27 mjekë specialistë – pediatër, nga të cilët 11 janë subspecialistë. Si segment i veçantë funksionon Njësia më moderne për Kujdes Intensiv Neonatal, ku punon një ekip i përzgjedhur i neonatologëve më të mirë në vendin tonë. Në kujdesin e pacientëve në gjendje kritike dhe të foshnjave të lindura para kohe marrin pjesë 9neonatologë dhe 16 infermierë, të trajnuar posaçërisht për punë në njësitë e kujdes intensiv. Në këtë spital vepron edhe ekipi i kirurgjisë pediatrike dhe kardiokirurgjisë pediatrike, si dhe njësitë e kujdesit intensiv kardiokirurgjikal dhe pediatrik, ku trajtohen fëmijë me gjendje kritike shëndetësore.



















































