OEK ka shprehur shqetësimin e saj në lidhje me vendimin e fundit të Ministrisë së Drejtësisë për të suspenduar një përmbarues privat.
Sipas OEK përmbaruesi ishte duke vepruar brenda procedurave ligjore që janë në fuqi në Republikën e Kosovës.
“Ky veprim në sy të komunitetit të biznesit paraqet një pasiguri juridike për arsye se kjo është ndërhyrje e drejtpërdrejtë në proceset gjyqësore të pavarura të cilat janë thelbësore për funksionimin e sistemit të ligjit i cili është element bazë i një mjedisi të favorshëm të të bërit biznes në Kosovë”.
Oda Ekonomike e Kosovës kërkon që të mos ketë ndërhyrje të tilla në sistemin gjyqësor të pavarur.
Sipas tyre veprime të tilla jo vetëm që cenojnë parimin themelor të pavarësisë së gjyqësorit, por gjithashtu e vënë në rrezik besimin e investitorëve të huaj dhe vendor për të investuar në Republikën e Kosovës.
“Për më shumë, ky veprim paraqet një precedent të rrezikshëm për t’u përsëritur edhe në të ardhmen”, vijon komunikata.
“Andaj, bëjmë thirrje për një rikthim të menjëhershëm të respektimit të gjyqësorit që është jetik që institucionet e shtetit të demonstrojnë një angazhim të qartë ndaj parimeve të sundimit të ligjit dhe të mbështesin një mjedis të të bërit biznes ku bizneset mund të zhvillohen në mënyrë të qëndrueshme dhe të parashikueshme”.
“OEK ka deklaruar se është e përkushtuar ta vazhdojë bashkëpunimin dhe dialogun me të gjitha palët për të avancuar një klimë të shëndetshme ekonomike duke mbrojtur interesat e sektorit privat dhe duke promovuar rritje ekonomike”.
“Për këtë arsye presim që vendimet e mëtutjeshme të reflektojnë një angazhim të fortë ndaj këtyre parimeve”, përfundon komunikata e OEK./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Trump dyfishon tarifat shtesë për të gjitha importet kineze në 20%

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Nga muaji prill Ministria e Bujqësisë me hapësira të reja pune, Peci publikon fotografitë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës