Oda Ekonomike kundër masave të reja anti-COVID, Rukiqi: Ora policore dhe kufizimet në orare nuk janë zgjidhje

Pas paralajmërimit të Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës se Qeveria e Kosovës pritet të marr masa të reja kundër COVID-19, duke aplikuar orën policore dhe kufizimin e punës së gastronomisë, ka reaguar kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, i cili është kundër masave të tilla.
Rukiqi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ora policore dhe kufizimet në orare nuk janë zgjidhje.
“Sot lufta me pandeminë ka armë tjera në dispozicion: vaksinimi masiv i kombinuar me masa të distancës sociale”, ka shkruar Rukiqi.
Më tej ai ka thënë se “ora policore dhe kufizimet në orare nuk janë zgjidhje”.
“Rastet me fatalitet dhe të hospitalizuarit janë nga kategoritë që nuk po vaksinohen. Nuk mund të vazhdojmë të paguajmë dëmin, e të papërgjegjshmëve që nuk po vaksinohen dhe të jokonsistencës në menaxhimin e pandemisë.
Ai thotë se “kufizime të rrepta duhet të zbatohen, por në këtë rast, për ata që nuk po vaksinohen”.
Ndryshe, rritja e numrit të rasteve me COVID-19, por edhe rritja e numrit të viktimave ka bërë që Ministria e Shëndetësisë të shqyrtojë miratimin e masave më strikte anti CVOD.
Në kuadër të masave të reja që pritet të zgjasin nga 1 shtatori deri më 13 shtator është paraparë edhe rikthimi i orës policore.
Lajmin e ka bërë të ditur Oda e Hotelierisë dhe Turizmit, e cila sot ka zhvilluar një takim me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, transmeton Telegrafi.
Sipas tyre, orari i punës së gastronomisë do të reduktohet për një orë nga 22:30 në 21:30 dhe a do të funksionojë vetëm me hapësirat e jashtme me vetëm 70% të hapësirës; në qendrat tregtare gastronomia nuk do të funksionojë fare; sallat e dasmave, klubet e natës, kinematë dhe të tjera do të vazhdojnë të jenë plotësisht të mbyllura; ora policore do të jetë nga ora 22:00 deri në ora 5:00 të mëngjesit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Çmimet në “qiell”, qytetarët ankohen për shtrenjtimin e perimeve

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Blej më të mirën dhe kurse me Petrol Company!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët