Oda Ekonomike e Kosovës mirëpret iniciativën Ministrisë së Drejtësisë, të përkrahur nga USAID, për përgatitjen e bazës ligjore që mundëson krijimin e Gjykatës Komerciale. Gjykata Komerciale mund të jetë një nga shtyllat kryesore të garantimit të sigurisë juridike për bizneset vendore dhe investitorët e huaj. Besojmë se krijimi i kësaj Gjykate do të adresojë brengën serioze të bizneseve vendore dhe investitorëve të huaj që vie sot nga mungesa e sigurisë juridike per shkak të mos funksionimit efikas të sistemit gjyqësor.
Oda thotë se të gjitha rekomandimet e komunitetit të biznesit në vend dhe të investitorëve potencial e favorizojnë krijimin e Gjykatës Komerciale, e cila mund të garantoj mjete efektive juridike për trajtimin e të gjitha lëndëve nga fusha e drejtësisë komerciale.
“Krijimi i kësaj gjykate, sipas pritjeve tona, do t’i shërbejë komunitetit të biznesit vendor dhe investitorëve të huaj si një adresë e vetme, efikase dhe e specializuar për t’i zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre nga aktivitetet e tyre biznesore. Kështu, komuniteti i biznesit në Kosovë pret që Gjykata Komerciale do të jetë një “One-Stop Shop” për trajtimin e te gjitha rasteve komerciale nga profesionistët që do të trajnohen dhe zhvillohen profesionalisht, konform praktikave me të mira ndërkombëtare të së drejtësisë komerciale. Në këtë drejtim, presim që kjo Gjykatë të ketë juridiksion të qartë dhe të evitojë rastet e duplifikimit të kompetencave dhe nevojat e fragmentimit të rasteve në disa dhoma e në disa gjykata për të njëjtën çështje”, thuhet në komunikatë.
Në fund, Oda thotë se “presim që krahas krijimit dhe fuqizimit të kësaj Gjykate, të investohet dhe ngritët vëmendja e publikut edhe për përdorimin e mjeteve të tjera alternative të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve, të cilat edhe më tepër do të promovonin formalizimin e ekonomisë dhe zgjidhjen e të gjitha sfidave biznesore përmes rrugëve të mjeteve juridike në dispozicion. Prandaj, OEK do të avokoj fuqishëm krijimin e kësaj gjykate dhe do të ofroj ekspertizën e vet në të gjitha fazat e procesit të krijimit të kësaj gjykate”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nis një fushatë kundër shtrenjtimit të rrymës

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Çmimi i arit vazhdon të thyejë rekorde

ZRRE-ja propozon ngritjen e çmimit të rrymës për rreth 15 për qind

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës