Përveç ndryshimeve të shumta që ka shkaktuar në ekonomi, pandemia COVID-19 ka ristrukturuar edhe mënyrën dhe lokacionet e punës, duke rritur rolin e teknologjisë në komunikim. Rrjedhimisht, departamentet e burimeve njerëzore brenda kompanive janë ballafaquar me nevojën për ristrukturim të strategjive të tyre të punës, për të mbajtur produktivitetin e punëtorëve. Ndryshimet e zbatuara në strategjitë organizative, ri-sistemimi i stafit, si dhe transferimi i punëve nga distanca ishin disa nga pikat e diskutuara në forumin e radhës virtual të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, mbi ndikimin e pandemisë në riorganizimin e burimeve njerëzore.
Kryesuesja e komitetit të Odës Amerikane për Burime Njerëzore, Donika Karaxha, menaxhere e rekrutimit të talenteve në Sutherland, theksoi se pandemia ka sjell në pah nevojën për ndryshime në veprimtaritë e burimeve njerëzore për përshtatje të menjëhershme me situatën, ndërsa theksoi nevojën për njohjen e regjistrimit elektronik të pushimeve.
Anita Kosumi-Ajeti, udhëheqëse e Departamentit të Burimeve Njerëzore në Bankën për Biznes (BPB), theksoi se një ndër sfidat kryesore me të cilat është përballur ky institucion ka qenë organizimi i atillë i punës që mundëson vazhdueshmërinë e aktiviteteve dhe shërbimit të klientëve si dhe motivimin e stafit përmes komunikimit të vazhdueshëm.
Sipas saj, BPB ka marrë të gjitha masat e nevojshme për ruajtjen e shëndetit të të punësuarve, duke funksionalizuar edhe punën nga shtëpia, aty ku ka qenë e mundur. Në lidhje me këtë të fundit, Kosumi-Ajeti u shpreh se puna nga distanca ka theksuar dukshëm rëndësinë e komunikimit të brendshëm dhe rolin e udhëheqjes së bankës në menaxhimin e ekipeve nga distanca.
Ajo po ashtu potencoi se masat parandaluese të zbatuara nga institucionet shëndetësore kanë shërbyer jo vetëm për ngritjen e vetëdijesimit të klientëve rreth shfrytëzimit të shërbimeve elektronike bankare, por edhe si shtysë për avancimin e këtyre proceseve nga sektori bankar në përgjithësi.
Shkumbin Ibraimi, kryeshef ekzekutiv i Mercurius Consulting, theksoi se shërbimet për rekrutim të stafit sidomos në profilet e teknologjisë informative kanë shënuar rritje gjatë periudhës së pandemisë, ndërsa proceset e transformimit digjital janë përshpejtuar si rrjedhojë e izolimit.
Duke folur mbi sfidat nga kjo situatë e paprecedentë, Ibraimi tha se vështirësi e veçantë ka qenë testimi dhe vlerësimi adekuat i kandidatëve nga distanca. Ndërsa, sipas tij, kjo mënyrë e punës, megjithëse proces i nevojshëm për situatën në të cilën ndodhemi, do të ketë ndikime negative afatgjata për shkak të mungesës së komunikimit verbal dhe aktivitetit social brenda kompanive.
Tutje, Ibraimi bëri thirrje për mirëkuptim në mes të punëtorëve dhe pronarëve të kompanive në rast të shkëputjes së kontratave.
Vedat Hajdari, menaxher i Departamentit të Burimeve Njerëzore në HIB Petrol, potencoi se marrë parasysh natyrën e punës së kësaj kompanie, ku rreth 70 për qind e të punësuarve kanë kontakt direkt me klientë, një sfidë mjaft e madhe ka qenë organizimi i veprimtarive të punës.
Hajdari gjithashtu ndau me pjesëmarrësit disa nga masat që janë zbatuar në këtë kompani për të evituar ndërprerjen e kontratave të punëtorëve, me ç’rast punëtorët më të rrezikuar nga virusi qoftë nga pozita e tyre në shërbim të klientit, apo nga aspektet personale shëndetësore janë dërguar në pushim mjekësor.
Tutje, Hajdari theksoi se brenda ligjit të punës ekzistojnë dispozita të cilat përcaktojnë dhe arsyetojnë mungesën në punë për shkak të situatave të tilla, por edhe largimin nga puna si pasojë e gjendjes së rëndë ekonomike të kompanisë.
Sipas tij, çështje që duhet të adresohen janë mungesa e formalitetit në fuqinë punëtore, si dhe përfshirja e forcës madhore në kontrata.
Arlinda Vllasolli, menaxhere e Departamentit të Burimeve Njerëzore në kompaninë Trepharm, tha se njëra ndër sfidat më të mëdha me të cilat departamenti i saj është ballafaquar gjatë periudhës së pandemisë COVID-19 ka qenë vendimmarrja në orët e vona nga ana e Qeverisë së Kosovës e cila ka lënë një hapësirë të vogël kohore për implementim të rregullave efikase brenda kompanisë.
Vllasolli gjithashtu potencoi se marrë parasysh natyrën e veprimtarisë së Trepharm, departamenti i prodhimit ka punuar me kapacitet të lartë ndërsa ai administrativ ka punuar nga shtëpia.
Ajo gjithashtu ndau disa nga masat parandaluese akoma në fuqi brenda kompanisë, siç janë ristrukturimi i shfrytëzimit të hapësirave të përbashkëta për punëtorët, ndërprerja e përkohshme e kontaktit me palë të jashtme, si dhe matja e rregullt e temperaturës. Vllasolli tha se shkëputja e kontratave të punëtorëve në Trepharm ka qenë minimale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
ZRRE-ja propozon ngritjen e çmimit të rrymës për rreth 15 për qind

Çmimi i arit vazhdon të thyejë rekorde

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Kosovarët përgatiten për shtrenjtim të mundshëm të rrymës, gjatë 2023-ës ishte rritur për 15 për qind

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës