Arbitrazhi si metodë për zgjidhjen e kontesteve vazhdon të mbetet metodë më efikase dhe më e shpejtë në krahasim me gjykatën. Një gjë e këtillë është konstatuar gjatë një tryeze të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, ku përfaqësuesit e bizneseve diskutuan me njohësit e arbitrazhit.
Ardi Shita, avokat dhe anëtar i Këshillit Drejtues të Qendrës së Arbitrazhit të Odës Ekonomike Amerikane, e cilësoi pozitiv faktin se sot ekzistojnë qendra funksionale të arbitrazhit si dhe përfshirje të klauzolave të arbitrazhit në kontrata. Ai theksoi që njohja në procedurë të shpejtë të vendimeve të arbitrazhit nga gjykata, lehtëson ekzekutimin e vendimit.
Si përparësi të kësaj metode alternative, Shita përmendi shpejtësinë e procesit, dhe gjithashtu lirinë e palës për të dizajnuar procesin ashtu që i njëjti t’i përshtatet më së miri kërkesave të veta. Sipas tij, klauzola e arbitrazhit e paraparë në kontratë ndihmon palët të jenë më të disiplinuara, gjë kjo që është kritike në çështje ekonomike.
Njomëza Zejnullahu, këshilltare e lartë ligjore në projektin e USAID-it për Drejtësinë Komerciale u shpreh se organizata e sheh promovimin e arbitrazhit si të rëndësishëm, pasi që i njëjti ka rol signifikant për zhvillimin ekonomik dhe tërheqjen e investimeve të huaja direkte në vend.
Ajo tha se qëllimet kryesore të projektit për Drejtësinë Komerciale janë ngritja e kapaciteteve dhe efikasitetit të gjyqësorit sa i përket zgjidhjes së kontesteve ekonomike, mbështetja për krijimin e një gjykate komerciale, përdorimi i mekanizmave alternativ të zgjidhjes së kontesteve, ngritja e vetëdijësimit publik, dhe përmirësimi i infrastrukturës ligjore.
Për më tepër, Zejnullahu shtoi se arbitrazhi dhe gjykatat nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën. Pavarësisht krijimit të gjykatës komerciale dhe rritjes së efikasitetit në atë drejtim, arbitrazhi ka rolin e tij në zgjidhjen e kontesteve, dhe në asnjë moment nuk duhet të konsiderohet si zëvendësim i gjykatës, por si plotësim i saj.
Fëllënza Limani, eksperte ligjore për zyrën e Avokatit Shtetëror, theksoi që arbitrazhi është më pak i zakonshëm në rastet kur institucionet publike lidhin kontratë me një palë private në kontekst vendor.
Limani tha se ekziston një frikë për përfshirjen e klauzolave të arbitrazhit nga institucionet publike, për faktin që nuk ekziston një njohuri më e madhe për funksionimin e arbitrazhit. Sipas saj, është esenciale që bizneset të jenë më të përgatitura në fushën e arbitrazhit, marrë parasysh që kjo metodë për zgjidhjen e kontesteve është trend botëror në fushën e të bërit biznes. Tutje, ajo përmendi edhe nevojën për koordinim më të madh ndërinstitucional, si dhe rritje të nivelit të njohurisë mbi arbitrazhin.
Qendra e Arbitrazhit e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë do vazhdojë më organizimin e tryezave mbi vetëdijesimin mbi përfitimet e arbitrazhit komercial për bizneset, gjithmonë në qëllim të ngritjes së vetëdijes mbi dukuritë që mund të kontribuojnë në konkurrueshmërinë dhe në përgjithësi në të bërit biznes në Kosovë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Foto-Artikulli.jpg)
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!
![Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-3-1-780x439.jpg)
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë
![BERZH ka investuar 113 milionë euro në Kosovë në vitin 2024](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2017/01/BERZH-780x439.jpg)
BERZH ka investuar 113 milionë euro në Kosovë në vitin 2024
![TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/005e6888-0d4b-4aea-a002-73c4f4407290-1-780x439.jpg)
TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”
![Tre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/4DX-1-780x439.jpg)
Tre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!
![Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/464408704_1096434705819531_7403589985668742867_n-1-1-1-780x439.jpg)
Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe