Qendra e Arbitrazhit e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë organizoi një forum virtual rreth rëndësisë dhe përfitimeve nga arbitrazhi si metodë alternative për zgjidhjen e kontesteve, gjatë të cilit anëtarët e Odës patën mundësi të diskutojnë mbi këtë proces gjatë kohës së pandemisë.
Korab Sejdiu, partner themelues i firmës ligjore Sejdiu & Qerkini, dhe njëherit arbitër në Qendrën e Arbitrazhit të Odës Amerikane, duke përmendur sfidat me të cilat po përballet sistemi ligjor gjatë periudhës së pandemisë, theksoi se arbitrazhi si metodë alternative e zgjidhjes së kontesteve gjatë kësaj kohe ka marrë rëndësi jetike.
Sejdiu tha se bizneset nuk duhet të dekurajohen nga mungesa e klauzolës së arbitrazhit, pasi mund të përdorin këtë proces për zgjidhje të kontesteve edhe nëse fillimisht kjo klauzolë nuk ka qenë e përfshirë në kontratën e tyre, nëse të dy palët janë të pajtimit për një gjë të tillë.
Sipas tij, fushatat e ndërgjegjësimit ndaj arbitrazhit duhet të fuqizohen më tej, sepse pavarësisht efikasitetit të gjykatave në kushte normale, arbitrazhi është gjithmonë një proces i qasshëm dhe fleksibil.
Njomëza Zejnullahu, arbitre e Qendrës së Arbitrazhit të Odës Ekonomike Amerikane, njëkohësisht edhe këshilltare e lartë ligjore në programin e USAID për Drejtësi Komerciale, theksoi se ky program është vazhdimisht në mbështetje të akterëve përkatës për promovimin e procesit të arbitrazhit dhe themelimin e Gjykatës Komerciale.
Zejnullahu potencoi se arbitrazhi si metodë alternative për zgjidhjen e kontesteve nuk bie ndesh me punën e gjykatave, por në fakt i mbështet dhe plotëson ato.
Sipas saj, të pasurit e një gjykate e cila i trajton çështjet e natyrës komerciale dhe bashkë-ekziston me arbitrazhin do të jetë shumë e dobishme për bizneset kosovare.
Zejnullahu tha se programi i USAID për Drejtësi Komerciale po punon afërsisht me institucionet e Kosovës, Odën Ekonomike Amerikane dhe akterë të tjerë drejt promovimit të arbitrazhit si metodë alternative për zgjidhje të kontesteve komerciale.
Jason Emmert, arbitër dhe drejtor menaxhues i kompanisë Emert Group në SHBA, theksoi se pandemia COVID-19 ka imponuar një transferim të proceseve ligjore edhe në shtetet e SHBA-së, të cilat deri më tani kanë funksionuar në mënyrë tradicionale fizike.
Ai theksoi se gjykatat komerciale dhe arbitrazhi përfitojnë nga njëra tjetra pasi që arbitrazhi lehtëson barrën e gjykatave, ndërsa kjo periudhë e pandemisë vetëm sa do të fuqizojë mekanizmat e zgjidhjes së kontesteve.
Emmert po ashtu potencoi se Kosova ka përfituar shumë nga njohja falë sportit, prandaj arbitrazhi i cili përfshin edhe ligjin sportiv është shumë i nevojshëm, marrë parasysh se disa shkelje të ligjeve sportive trajtohen më lehtë përmes këtij mekanizmi sesa përmes gjykatave.
Fouad El Saddi, arbitër në Qendrën e Arbitrazhit të Odës Amerikane dhe partner menaxhues i zyrës ligjore Saddi në Beirut, tha se në çdo krizë apo sfidë ekziston një mundësi për zhvillim.
Sipas tij për shkak se gjykatat janë të mbingarkuara dhe nuk mund t’i trajtojnë të gjitha çështjet, arbitrazhi po promovohet së bashku me metoda të tjera alternative për zgjidhjen e kontesteve në përgjithësi.
Ai potencoi se pandemia COVID-19 ka krijuar një mundësi të mirë për zhvillimin e arbitrazhit si metodë më e përshtatshme për zgjidhjen e kontesteve, derisa ndau me pjesëmarrësit e forumit se në shtetin e Libanit arbitrazhi po promovohet përmes shembujve të rasteve të zgjidhura përmes kësaj metode. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Horizon School organizoi një program kulturor e artistik, i realizuar me përkushtim nga nxënësit dhe stafi i shkollës.

Investimi i ëndrrave tuaja – Jetesa luksoze në Holiday In 2

Pas 95 vjetëve, KFC zhvendos selinë kryesore nga Kentucky

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës