Oda e zejtarëve përmes web-servisit do t'i ndjekë ndryshimet në Regjistrin tregtar

Oda e zejtarëve përmes web-servisit çdo ditë do t'i marrë ndryshimet e të dhënave që subjektet nga interesi do t'i bëjnë në Regjistrin tregtar, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Këtë dje e dakorduan drejtori i Regjistrit qendror Andrea Poposki dhe përfaqësuesit e Odës së zejtarëve të Republikës së Maqedonisë.
Ashtu siç kumtoi Regjistri qendror, këmbimi ditor i të dhënave ka të bëjë me rreth 27 mijë subjekte të regjistruara në Regjistrin qendror të cilat punojnë në veprimtaritë e përfshira me ligjin dhe të cilat në nivel vjetor, sipas treguesve nga vitet paraprake, kryejnë rreth 10 mijë ndryshime.
Përfaqësuesit shprehën kënaqësi nga bashkëpunimi i deritanishëm në nivel qendror, ashtu edhe lokal, me zyrat e regjistrimit rajonal të Regjistrit qendror.
Të dy palët u obliguan ta vazhdojnë komunikimin e rregullt në drejtim të plotësimit të kompetencave ligjore të të dy institucioneve dhe kënaqësinë e nevojave të zejtarëve si faktor kyç për aktivitetin ekonomik në Maqedoni. /Telegrafi/
















































