Oda e Afarizmit të Kosovës njofton se shpreh shqetësimin lidhur me hyrjen në fuqi të Udhëzimit për Regjistrimin e Veturave, ku sipas tyre është tejet i dëmshëm për bizneset, ku pagesa e regjistrimit të veturës shkon deri në 100 për qind të vlerës fillestare.
OAK thotë se është duke pranuar në vazhdimësi ankesa nga bizneset lidhur me Udhëzimin e ri mbi zbatimin e sistemit bonus-malus për persona juridik dhe persona fizik të miratuar nga Banka Qendrore e Kosovës, që ka hyrë në fuqi me 01 nëntor.
“Oda kërkon nga Banka Qendrore e Kosovës që ky Udhëzim të kthehet në gjendjen e mëparshme në mënyrë që të merren parasysh edhe kërkesat dhe shqetësimet e komunitetit të biznesit. Sipas Udhëzimit të ri, bizneset obligohen që të paguajnë 10 ditë para skadimit të sigurimit të regjistrimit të automjetit të vitit paraprak për vitin e ardhshëm në mënyrë që të fitojnë një shkallë bonus në rastet kur nuk ka aksident ose dëm të deklaruar. Kurse në rastet kur automjeti nuk regjistrohet nga 1 deri në 15 ditë nga dita e skadimit të regjistrimit atëherë nuk do të ketë bonuse. Kështu që shkalla bonus-malus do të mbetet e njëjtë edhe pse për atë automjet nuk ka dëme të deklaruara apo i njëjti nuk ka pasur aksidente. Ndërsa në rast të vonesës në vazhdim të sigurimit në afat prej 15 ditë, automjetet të cilat janë të regjistruara në emër të bizneseve direkt zhvendosen në shkallën bazë”, thuhet në reagim.
Udhëzimi i miratuar nga Banka Qendrore e Kosovës, sipas OAK-ut ka hyrë në fuqi pikërisht në kohën kur situata financiare e qytetarëve dhe vetë bizneseve është shumë e vështirë si pasojë e pandemisë COVID-19.
“Ky Udhëzim i miratuar nga Banka Qendrore, i dëmton edhe qytetarët që çdo ditë e më shumë po përballen me varfëri ekstreme. Sipas Udhëzimit i cili ka qenë në fuqi deri më 1 nëntor të këtij viti në qoftë se sigurimi është ndërprerë pas kalimit të periudhës së vëzhgimit në të cilën nuk është deklaruar dëm automjetet e bizneseve kanë pasur të drejtë për një shkallë premie më të ulët në rast se ndërprerja nuk ka zgjatur më tepër se tre vite. Udhëzimi i miratuar nga BQK-ja ka ardhur pa asnjë konsultim paraprak me palët e interesit ku me këtë rast palët e afektuara drejtpërsëdrejti nga ky vendim nuk kanë qenë të njoftuara dhe janë dëmtuar si pasojë e mungesës së informacionit”, përfundon reagimi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Kompleks premium zyrash në New Jersey / Investimi i katërt i BALFIN Americas në SHBA

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Kompleks premium zyrash në New Jersey / Investimi i katërt i BALFIN Americas në SHBA

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Zbritje për çdo shije në Argo Drinks

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës