Ligji për Pushimin i Lehonisë, numri i ulët i femrave të punësuara në Kosovë në raport me rajonin, ripërsëritja e kërkesës ndaj institucioneve, ishte qëllimi i konferencës me media të organizuar nga Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK).
Koordinatorja e OAK-së, Qëndresa Ibrahimi, theksoi se Oda ka përgatitur rekomandimet konkrete drejtuar institucioneve të vendit duke marrë parasysh faktin që kemi një shkallë të ulët të punësimit të femrave, shifër kjo të cilën OAK e konsideron alarmuese.
Ndërsa, zyrtarja e për biznese e OAK-së, Rreze Cana, tha se pushimi i lehonisë është një nga politikat që shtetet e përdorin për të stimuluar natalitetin dhe rritjen e punësimit të femrave ndërsa në Kosovë po ndodhë e kundërta duke marrë parasysh që Kosova deri vonë është cilësuar si populli me shtimin më të lartë të popullsisë në Evropë, prandaj është e rëndësishme që vendi të marrë masa për krijimin e një balance mes numrit të lindjeve dhe të mos diskriminohen femrat në punësim.
“Sipas raportit të Bankës Botërore për ndërveprimin e grave me ligjin prej fillimeve të karrierës së tyre, Kosova renditet e 32-ta duke i lënë prapa edhe vendet e rajonit, arsyeja që ndodhet në atë pozitë janë ligjet e mira të miratuara në kuvend. Ndërsa, pengesë në këtë raport është shënuar Ligji i Pushimit të Lehonisë dhe Pensionimit. Në bazë të analizave që i ka bërë OAK, Kosova në shumë raste është shumë para vendeve të tjera me ligje, por është jashtëzakonisht prapa me implementimin e tyre dhe konflikteve të jashtëzakonshme ndërmjet tyre”, deklaroi Cana.
Sipas Ligjit të Punës, neni i 49-të Pushimi i Lehonisë, artikulli 3, se “gjashtë muajt e parë të pushimit të lehonisë pagesa bëhet nga punëdhënësi me kompensim 70 për qind të pagës bazë” dhe artikulli 4 “tre muajt në vijim, pushimi i lehonisë paguhet nga Qeveria e Kosovës me kompensim 50 për qind të pagës mesatare ne Kosovë”. Bizneset paguajnë 70 për qind të pagë 600 euro, apo 420 euro në muaj, ndërsa kur kalon të pagesa e shtetit i cili është i detyruar të paguaj 50 për qind të pagës mesatare, nga 420 euro që merr nga biznesi, shteti e paguan tani 237 euro, 474 euro është llogaritur paga mesatare nga MPMS.
Kosova vazhdon të jetë vendi me papunësinë më të madhe të femrave në rajon, në Kosovë vetëm 12.6 për qind të femrave janë të punësuara. Kjo ndodhë për shkak të disa arsyeve dhe një nga arsyet kryesore që po e pengojnë rritjen e punësimit të femrave është detyrimi i bizneseve që te paguajnë dy paga për një vend pune.
OAK kërkon që si vendet e rajonit dhe vendet në Evropë, të rregullohet Ligji i Punës për Pushimin e Lehonisë siç janë Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Kroacia, Gjermania e të tjera të jetë pushimi i lehonisë i mbuluar nga Qeveria.
Pushimi i lehonisë është interes nacional për të rritur numrin e punësimit të femrave dhe rritjen e lindjeve, prandaj OAK i bënë thirrje Qeverisë së Kosovës, Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Komisioni për Shëndetësi Punë dhe Mirëqenie Sociale, deputetëve, shoqatave të grave si dhe odat dhe asociacionet e ndryshme të përkrahin kërkesën e OAK-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Shijo croissant INTERESANT Coop në Super Viva!

Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës