LAJMI I FUNDIT:

Oda e Afarizmit kërkon krijimin e Gjykatës Komerciale dhe ndryshimin e Ligjit për Investime

Oda e Afarizmit kërkon krijimin e Gjykatës Komerciale dhe ndryshimin e Ligjit për Investime

Gjykata Komerciale, Ligji për Investime Strategjike dhe oferta më e favorshme për të bërit biznes në vend është më se e domosdoshme për bizneset që do të për rritjen ekonomike dhe mirëqenien sociale në vend.

Këto ishin kërkesat gjatë takimit me Komisionin Parlamentar për Ekonomi Industri nga kryetari Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi.

Krasniqi në këtë takim parlamentar, tha se ky bashkëpunim është i nevojshëm për ligje të favorshme dhe zbatimin e tyre për bërë biznes, kjo marrë parasysh gjendjen e rëndë si rezultat i pandemisë.


“Janë disa ligje të cilat kanë ngecur së zbatuari. Është e nevojshme të bëhet ndryshimi i Ligjit për Investime, kurse Ligji i kaluar për Investime Strategjike nuk pati sukses. Investitorë të huaj dhe vendor me miliarda euro synime për investime në Kosovë janë tërhequr, ndërsa me atë ligj vetëm dy-tre investitorë kanë marrë statusin investitorë strategjik”, tha Krasniqi.

Ai informoi deputetët se OAK ka një numër të madh të anëtarëve, biznese dhe OAK sipas tij, ka krijuar edhe Këshilla profesional për biznese në shumë fusha.

Kryetari i Komisionit, Ferat Shala tha se në kuadër të këtij aktiviteti institucional kanë interesin të jenë afër komunitetit të biznesit në aktivitetet dhe planifikimin e punës së Komisionit.

“Gjithë këtë aktivitet po e bëjmë në kohën kur nuk kemi plan qeverisës. Andaj janë të mirëseardhura të gjitha kërkesat e juaja për inkorporimin e tyre në planin e punës parlamentare apo ligjvënëse. Konsideroj se në këtë vit pandemie na duhet një bashkëveprim për interesin e qytetarëve dhe bizneseve”, tha Shala.

Deputeti nga AAK-ja, Pal Lekaj tha se Kuvendi duhet të marrë parasysh kërkesën e OAK për lirimin nga taksat për lirimin nga lënda e parë.

“Qeveria me sloganin ‘Krejt dhe drejt’, duhet të bëj zgjidhje për kërkesat e bizneseve, veçanërisht në këtë kohë të pandemisë”, tha Lekaj.

Komisioni sot takon edhe drejtues të Odës së Hotelerisë dhe shoqatën e Konsumatorit. /KP/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Trump shtyn afatin e tarifave ndaj Meksikës – e njëjta pritet të ndodhë edhe me Kanadanë

Trump shtyn afatin e tarifave ndaj Meksikës – e njëjta pritet të ndodhë edhe me Kanadanë

Botë
Horizonte të arta: Zbuloni magjinë e Shëngjinit në Resortin “Holiday in 2”!

Horizonte të arta: Zbuloni magjinë e Shëngjinit në Resortin “Holiday in 2”!

Ekonomi
Si do të ndikojnë tarifat ndaj Kanadasë dhe Meksikën në çmimet e karburantit në SHBA?

Si do të ndikojnë tarifat ndaj Kanadasë dhe Meksikën në çmimet e karburantit në SHBA?

Botë
Renault Symbioz arrin në Kosovë nga Auto Mita! SUV-i më inovativ me teknologji hibride

Renault Symbioz arrin në Kosovë nga Auto Mita! SUV-i më inovativ me teknologji hibride

Ekonomi
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Ekonomi
Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Kalo në kategori