LAJMI I FUNDIT:

OBSH i quan joefektive ndalimet e udhëtimit, rekomandon mos kërkimin vetëm të dëshmisë së vaksinimit kundër COVID-19

OBSH i quan joefektive ndalimet e udhëtimit, rekomandon mos kërkimin vetëm të dëshmisë së vaksinimit kundër COVID-19

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka vlerësuar se ndalimet e udhëtimeve ndërkombëtare kanë rezultuar joefektive.

Madje, sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se ndalimet ndërkombëtare të udhëtimit “nuk japin vlerë të shtuar dhe vazhdojnë të kontribuojnë në stresin ekonomik dhe social” të vendeve.

Në një deklaratë të lëshuar pas një takimi të OBSH-së, agjencia shëndetësore e OKB-së tha se anulimet e udhëtimeve që u futën për të frenuar përhapjen e variantit omikron të coronavirusit demonstruan “joefektshmërinë e masave të tilla me kalimin e kohës”.


Siç shkruan Euronews, “në vend të ndalimeve të udhëtimit, thuhet se duhet të ketë ‘masa udhëtimi’ për të kontrolluar përhapjen e virusit”.

“Masat si maskimi, testimi, izolimi/karantina dhe vaksinimi duhet të bazohen në vlerësimet e rrezikut dhe të shmangin vendosjen e barrës financiare mbi udhëtarët ndërkombëtarë”, citon Euronews, OBSH-në.

Ndryshe, në fund të nëntorit, disa vende pezulluan fluturimet drejt dhe nga vendet e Afrikës Jugore, duke përmendur shqetësimet për Omicron. Shumica e qeverive e kanë hequr këtë ndalim.

Veç kësaj, OBSH gjithashtu u ka bërë thirrje vendeve që të mos kërkojnë prova të vaksinimit kundër COVID-19 si mënyra e vetme për hyrjen e udhëtarëve, duke përmendur pabarazinë në shpërndarjen e vaksinave.

Vendet duhet të marrin në konsideratë rregullimin e disa masave, duke përfshirë testimin dhe kërkesat e karantinës, “kur është e përshtatshme”, që vendosin një barrë financiare për udhëtarët, ka thënë OBSH.

Më vete, OBSH ka vënë në pah se rastet e coronavirusit globalisht u rritën me 20% javën e kaluar në më shumë se 18 milionë.

Infeksionet u rritën në çdo rajon të botës, përveç Afrikës, ku rastet ranë me gati një të tretën, sipas OBSH-së.

Ndërkohë që numri i vdekjeve globalisht mbeti i ngjashëm me javën e kaluar, në rreth 45,000. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sekretari i Shtetit thotë se Ukraina do të duhet të bëjë lëshime për tokën që Rusia ka marrë në vitin 2014

Sekretari i Shtetit thotë se Ukraina do të duhet të bëjë lëshime për tokën që Rusia ka marrë në vitin 2014

Evropa
Ontario kërcënon se do të 'fikë plotësisht energjinë elektrike' për SHBA-në nëse lufta tregtare përshkallëzohet

Ontario kërcënon se do të 'fikë plotësisht energjinë elektrike' për SHBA-në nëse lufta tregtare përshkallëzohet

Amerika
Rusët u zvarritën përmes tubit të gazit duke shpresuar t’i zënë pritë ukrainasve – e pësojnë keq ushtarët e Putinit

Rusët u zvarritën përmes tubit të gazit duke shpresuar t’i zënë pritë ukrainasve – e pësojnë keq ushtarët e Putinit

Evropa
Tajvani prezanton raketën e re supersonike, fluturon tre herë më shpejt se shpejtësia e zërit – e specializuar për fundosjen e anijeve

Tajvani prezanton raketën e re supersonike, fluturon tre herë më shpejt se shpejtësia e zërit – e specializuar për fundosjen e anijeve

Azia
Zelensky kërkoi falje për mosmarrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë në një letër drejtuar Trumpit, pretendon Witkoff

Zelensky kërkoi falje për mosmarrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë në një letër drejtuar Trumpit, pretendon Witkoff

Evropa
Kryeministri britanik thotë se tankeri që u përplas me një anije tjetër, po transportonte karburant për Departamentin amerikan të Mbrojtjes

Kryeministri britanik thotë se tankeri që u përplas me një anije tjetër, po transportonte karburant për Departamentin amerikan të Mbrojtjes

Evropa
Kalo në kategori