OBRM-PDUKM: Shtrenjtimi i rrymës është sa dy fatura të reja në nivel vjetor

OBRM-PDUKM së fundmi ka bërë një analizë rreth çmimores së re të faturave të rrymës. Ata konsiderojnë se në nivel vjetor, qytetarët do të paguajnë mesatarisht edhe dy fatura shtesë me çmimin që kanë paguar deri tani.
Sipas tyre, shtrenjtimi i rrymës nuk është vetëm 9,84 përqind por është mbi 15%.
“Zaevizmi e shtrenjtoi energjinë elektrike për qytetarët. Ky shtrenjtim është sa dy fatura të reja në nivel vjetor, Ja çfarë goditje katastrofike ndaj standardit shkaktoi zaevizmi.
Energjia elektrike përveç shtrenjtimit bazik, plotësisht shtrenjtohet edhe në bazë të heqjes së tarifës së lirë ditore. Që këtu, shtrenjtimi i përgjithshëm paraqet mbi 15%.
Kjo do të thotë se një familje e cila ka paguar 2000 denarë në muaj për energji elektrike, do të paguajë tani nga 2300 denarë plus TVSH-në. Nëse merret parasysh se shkalla e ulur e TVSH-së do të kthehet në mënyrë etapore gjatë vitit të ardhshëm, goditja ndaj buxhetit familjar do të jetë akoma më e madhe”, shprehen nga OBRM-PDUKM.
Sipas tyre, akoma më keq kalojnë kompanitë të cilat furnizuan energji elektrike në tregun e lirë dhe janë në prag të ekzistencës.
“Akoma më keq kalojnë kompanitë të cilat furnizuan energji elektrike në tregun e lirë. Ato sot paguajnë çmim shumëfish më të lartë dhe janë në skaj të ekzistencës.
Këtë urim të Vitit të Ri, të cilin piuni Kovaçevski dhe zaevizmi ia dërguan popullit, Populli me shtrenjtimin e rrymës nga xhepi i vet paguajnë paaftësinë, papërgjegjshmërinë dhe tenderët kriminelë të pushtetit.
Të përkujtojmë se prej gushtit të vitit 2020 deri më sot çmimi i rrymës është rritur në mënyrë kumulative për rreth 40%. Për një vit e gjysmë.
Së pari në verën e vitit 2020 rryma u shtrenjtua për 7,5%, më pas në verën e vitit 2021 edhe për 12,5%, në mënyrë që tani mbi 15%. Shtrenjtim pas shtrenjtimi dhe tani erdhëm deri rreth 40%”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së.
Nga OBRM-PDUKM shtojnë se që të jetë akoma më tragjike edhe krahas këtyre shtrenjtimeve, MEPSO dhe ELEM u shndërruan në humbës. ELEM ka nivel më të ulët rekord të rrymës së prodhuar vendore, nuk ka mjaft thëngjill dhe akumulimet janë të zbrazëta, ndërsa MEPSO në mënyrë jolegale tërheqë rrymë nga rrjeti evropian. Për këtë duhet të ketë përgjegjësi, porosisin nga OBRM-PDUKM.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zyra e Kryeministrit me letër drejtuar Gjykatës Themelore: Kurti është i gatshëm për intervistim, Prokuroria nuk ka motiv ligjor por politik

“Vranë 27-vjeçaren shtatzënë e në prehër kishte vajzën trevjeçare”, Kurti përkujton masakrën nga forcat serbe në Likoshan e Qirez

Cakolli kërkon informacion nga KQZ se kur pritet të përfundojë numërimi i votave

Nis numërimi i fletëvotimeve të ardhura nga diaspora përmes postës

Rama tha se Agaçi është në spital, Berisha: Nga Roma vijnë foto në kafene, nuk tregojnë spitale

Dhunimi i të miturës në Prishtinë, prokuroria thotë se po mbahet seancë dëgjimore ndaj katër të dyshuarve - tre të tjerëve iu parashtrohet masa e paraburgimit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet