LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Pse Zaev hesht për deklaratat skandaloze të Vanhoutte, Dodës dhe Selës?

OBRM-PDUKM: Pse Zaev hesht për deklaratat skandaloze të Vanhoutte, Dodës dhe Selës?

Zoran Zaev nuk mblodhi guxim të distancohet dhe ta hedhë poshtë platformën nga Tirana dhe shkoi deri në atë masë duke thënë se do të debatojnë për çështjet të cilat janë në interes nacional dhe shtetëror, duke konsultuar ekspertë partiakë nga nënshkruesit e platformës, të OBRM-PDUKM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Piter Vanhoutte, duke i zbuluar qëllimet e Zaevit, hapi debat për federalizimin e Republikës së Maqedonisë. Për këtë deklaratë skandaloze të Vanhaute, LSDM-ja hesht, siç hesht edhe për deklaratat shokuese të deputetes nga Shqipëria, Mesila Doda, e cila drejtpërdrejtë u kërcënua se nëse ai heq dorë nga platforma, atëherë të gjithë shqiptarët do të angazhohen rreth realizimit të ëndrrës për Iliridën. Heshtin edhe kur Zijadin Sela e mohoi identitetin maqedonas, duke thënë se para 100 viteve maqedonasit nuk kanë ekzistuar në këto hapësira. heshtin edhe për deklaratën skandaloze të Trifun Kostovskit në të cilën qartë thotë që t’ju merret e drejta e maqedonasve me prejardhje nga pjesa e Egjeut ta thonë mendimin personal dhe të luftojnë në mbrojtjen e interesave më të larta shtetërore dhe nacionale”, theksohet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së.

Shqetësimi dhe revolta e qytetarëve, siç qëndron në kumtesë, është gjithnjë e më i madh dhe prandaj Zaevi duhet sa më shpejtë që është e mundur ta hedhë poshtë platformën nga Tirana dhe të heq dorë nga realizimi i përmbajtjeve të elementeve në të.


OBRM-PDUKM-ja e inkurajon Zaevin edhe njëherë të heq dorë nga shantazhi

Në trend Lajme

Më shumë
Çfarë do të ndodhë nëse SHBA largon trupat, flet ish-komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë

Çfarë do të ndodhë nëse SHBA largon trupat, flet ish-komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Kur do të mund të formohet Qeveria e re e Kosovës?

Kur do të mund të formohet Qeveria e re e Kosovës?

Lajme
Berisha akuzon komisionerët për dallavere në numërim: Janë militantë partiakë e familjarë të kandidatëve

Berisha akuzon komisionerët për dallavere në numërim: Janë militantë partiakë e familjarë të kandidatëve

Lajme
Franca nderon ish prokuroren Drita Hajdari me medaljen Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës

Franca nderon ish prokuroren Drita Hajdari me medaljen Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës

Lajme
Gruaja shqiptare e burri serb kanosen nga disa serbë të Banjskës, u kërkohet të largohen

Gruaja shqiptare e burri serb kanosen nga disa serbë të Banjskës, u kërkohet të largohen

Lajme
Kalo në kategori