LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM kërkon masa të menjëhershme për shkak të ndotjes së ajrit

OBRM-PDUKM kërkon masa të menjëhershme për shkak të ndotjes së ajrit

Nëpërmjet një njoftimi të partisë opozitare maqedonase thuhet se “Shkupi po ngulfatet ndërsa Maqedonia po fundoset në tym”.

Zoran Zaev, sipas OBRM-PDUKM-së, në vend se të kujdeset për qytetarët ai po kujdeset për oligarkinë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Niveli i ndotjes së ajrit me kancerogjenët PM10 është 15 herë mbi të lejuarën. Shkupi, Manastiri, Strumica, Kumanova, Tetova dhe Kavadari po fundosen në ajër tv papastër ndërsa qytetarët po i mbushin spitalet”, shprehen nga OBRM-PDUKM.


Nga OBRM-PDUKM thonë se për t’u mbrojtur qytetarët nevojitet zbatimi i tre masave edhe atë: transporti falas në autobusë publikë derisa ndotja e ajrit të normalizohet, mbikëqyrje inspektoriale dhe mbyllje për të gjithë që ndotin dhe lirimi nga puna të njerëzve mbi 60 vjet, të sëmurë kronik dhe gratë shtatzëna.

“Këto masa Zoran Zaev dhe Petre Shilegov duhet t’i pranojnë menjëherë. Paaftësia e tyre dhe marrëdhnia injorante na solli këtu. Nevojitet veprim i menjëhershëm”, shprehen nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Lajme
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Lajme

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori