LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM kërkon dorëheqjen e Spasovskit për vrasjen në “Gjorçe Petrov”

OBRM-PDUKM kërkon dorëheqjen e Spasovskit për vrasjen në “Gjorçe Petrov”

Nga OBRM-PDUKM kanë reaguar ndaj vrasjes së mbrëmshme çka ndodhi në lagjen e “Gjorçe Petrovit”. Edhe sa vrasje në qytet duhet të ndodhin që Oliver Spasovski të japë dorëheqjen, pyet nga konferenca për shtyp Orçe Gjorgjievski, anëtarë i Komitetit Ekzekutiv të OBRM-PDUKM-së.

“OBRM-PDUKM ka paralajmëruar se situata e sigurisë do të përkeqësohet për shkak të paaftësisë së Oliver Spasovskit dhe koalicionit me kriminelët e LSDM-së. Kjo vrasje është një tjetër provë se krimi po udhëheq në rrugë”, tha Gjorgjievski.

Në “Gjorçe Petrov” të Shkupit gjendet një person i vdekur
Lexo po ashtu Në “Gjorçe Petrov” të Shkupit gjendet një person i vdekur

Ai shtoi se Spasovski e ka kthyer MPB-në në statistikë të noterimit të vrasjeve, vjedhjeve, zjarreve të dyshimta dhe dhunës. OBRM-PDUKM akuzon se rastet ose nuk zbardhen ose kryerësit e veprës nuk gjenden./Telegrafi/