Në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë, disa prej objekteve kryesore gjatë luftës së fundit janë përdorur nga ushtria e policia serbe për të kryer shumë krime, mes tyre edhe dhunime seksuale. Dy prej objekteve janë Hoteli Grand, si dhe Fakulteti Juridik. Punonjës të Grandit kanë rrëfyer për RTV Dukagjinin se si kur janë kthyer në punë pas luftës, kanë gjetur shumë dëshmi të këtyre krimeve.
Si punëtor i Grandit prej më shumë se katër dekadash, Rexha rrëfen se i ka rënë të punojë edhe në një kohë të vështirë.

Në fund të viteve të 90-ta, hoteli u bë strehë e policisë dhe ushtrisë së Serbisë.
Në këto hapësira, Rexha tregon se dyshohet se u kryen krime të rënda, mes tyre edhe dhunime seksuale.
“Dua të tregoj se kam punuar deri në vitin 1997 në Grand. Atëherë kanë fillua me ardhë paramilitarët këtu në Grand, policia dhe ushtria, të gjitha komandat kanë qenë këtu në Grand, së bashku policia ushtria dhe paramilitarët. Dyshohet se është bërë dhunimi, por përveç dhunimit, dyshohet se është bërë djegie e njerëzve”, ka thënë drejtori i Hotel Grandit, Isa Rexha.
Me hyrjen e NATO-s në Kosovë, Rexha që tash drejton hotelin më të famshëm të Prishtinës, tregon se u kthye në vendin e punës.
E aty u përball me disa prej provave të krimeve.
“Në atë kohë ne e kemi thirrë menjëherë me 28 qershor 1999, KFOR-in edhe UNMIK-un, e kanë marrë hirin, i kanë marrë disa garderoba të cilat janë gjetur këtu pari, i kanë marrë për mostra, mirëpo deri më sot kurrë nuk na kanë lajmëruar për çka bëhet fjalë”, shtoi Rexha.

Se në Hotelin Grand u kryen dhunimeve, e thotë edhe Behgjet Shala, që udhëheq Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.
“Epiqendër për Prishtinën ka qenë Hotel Grandi, për faktin që në bodrumet e Grandit ka qenë e vendosur ajo loja me birila dhe ka qenë një kazino ku është lujtë bixhoz e të cilën e ka kontrolluar udhëheqësi i tigrave të Arkanit, krimineli që e kanë vra në Beograd, Zhelko Razhnatoviç – Arkan dhe aty dyshohet se kanë dhunuar femra”, ka thënë Behgjet Shala nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.

Mirëpo, Hoteli Grand nuk ishte vendi i vetëm në Prishtinë ku u kryen krime të tilla.
Fakulteti Juridik është një objekt tjetër.
“Pas luftës, pas çlirimit nga okupatori serb, në brendësi të Fakultetit Juridik, në katin e parë dhe në bodrum janë gjetur gjësende të viktimave të këtij krimi siç janë fustanet dhe këto veshjet e brendshme e të tjera”, u shpreh profesori, Ismet Salihu.
Profesori Ismet Salihu vlerëson se shteti ka bërë pak në dokumentimin e këtyre krimeve.
“Në përgjithësi edhe llojet e tjera të krimeve nuk janë hulumtu dhe nuk janë dokumentu sa duhet. Këtë po e them për shkak se edhe unë kam punu rreth 6 vjet në Institutin për Hulumtimin e Krimeve të Luftës. E posaçërisht, këto krimet, dhunimet seksuale, për shkak të natyrës së tyre janë shumë më sensitive shumë më komplekse për me i hulumtu”, shtoi Salihu.

Prej më shumë se 5 vitesh, në Kosovë ekziston Komisioni Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë luftës.
Prej themelimit të këtij komisioni, 1715 personave u është njohur ky status.
Mirëpo numri real vlerësohet të jetë shumë më i lartë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Vaktia e Ramazanit 2025

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës