LAJMI I FUNDIT:

Objektet misterioze të gjetura brenda një grope në Spanjë dyshohet se nuk janë nga Toka

Objektet misterioze të gjetura brenda një grope në Spanjë dyshohet se nuk janë nga Toka

Shkencëtarët kanë zbuluar dy artefakte të lashta të bëra nga metali që thuhet se nuk është nga Toka.

Zbulimi i pazakontë u bë 61 vjet pas gjetjes së një thesari të Epokës Iberike të Bronzit në një gropë zhavorri në Spanjë.

Thesari në fjalë konsiderohet si një nga rezervat më të mëdha të gjetura ndonjëherë që datojnë nga epoka evropiane e bronzit, dhe përbëhet nga 66 objekte prej ari, argjendi dhe qelibari.


Dy objektet e gjetura së fundmi janë prej hekuri, dhe duken mjaft të ndryshkura në krahasim me artikujt e tjerë.

Njëra është byzylyk i thjeshtë hekuri, ndërsa tjetra prej hekuri dhe ari, shkruan the Sun, përcjell Telegrafi.

Hetimi rreth këtyre objekteve është drejtuar nga Salvador Rovira-Llorens, i pensionuar nga Muzeu Arkeologjik Kombëtar i Spanjës.

Studiuesit tani mendojnë se gjetjet janë prej hekurit të meteoritëve e jo nga ndonjë metal i Tokës.

Kjo ka ndikuar që të krijohen polemika edhe rreth kronologjisë së thesarit të gjetur më herët.

Gjetjet janë publikuar në revistën Trabajos de Prehistoria, dhe shkencëtarët shpresojnë se kërkimet e mëtejshme do të konfirmojnë pretendimet e tyre. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

Botë
Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Botë

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

Botë
Gjithçka që ndodhi në takimin e tensionuar Trump-Zelensky

Gjithçka që ndodhi në takimin e tensionuar Trump-Zelensky

Botë
Ambasadorja ukrainase tronditet teksa dëgjon debatet e ashpra në takimin Trump-Zelensky

Ambasadorja ukrainase tronditet teksa dëgjon debatet e ashpra në takimin Trump-Zelensky

Botë
Videoja që tregon në tërësi përplasjen e ashpër verbale mes Trumpit, Zelenskyt dhe Vance

Videoja që tregon në tërësi përplasjen e ashpër verbale mes Trumpit, Zelenskyt dhe Vance

Botë
Kalo në kategori