Në fjalimin e tij të fundit mbi sigurinë kombëtare, presidenti Barack Obama falënderoi trupat amerikane për ruajtjen e sigurisë në Amerikë dhe pa përmendur emrin e tij, hodhi poshtë thirrjet e presidentit të zgjedhur, Donald Trump, për ndalimin e hyrjes së myslimanëve në SHBA dhe mbështetjen e shprehur gjatë fushatës së tij për përdorimin e torturës.
Në fjalimin e tij para trupave në bazën ajrore MacDill në shtetin juglindor të Floridës, presidenti Obama tha se “gjatë tetë viteve të shkuara asnjë organizatë terroriste nuk ka arritur të planifikojë dhe të përmbushë ndonjë sulm në atdheun tonë”, duke nënvizuar se kjo nuk do të thotë që nuk ka pasur përpjekje. “Kjo është rezultat i punës suaj” u tha ai trupave.
Para fjalimit ai takoi dhe falënderoi komandën qendrore dhe udhëheqësit e operacioneve të posaçme në MacDill.
Presidenti Obama shpalosi pikëpamjet e tij për gjendjen e luftës kundër terrorizmit, pas dy mandateve të tij, duke marrë duartrokitje të fuqishme kur tha se udhëheqësi i al-Kaidës, Osama bin Laden, është i vdekur.
Ai tha me krenari që kur kishte marrë postin, 180 mijë trupa amerikanë ishin në Irak e Afganistan, ndërsa ky numër tashmë ka zbritur në 15 mijë.
Ai tha se shkurtimi i trupave tokësore në zonat e luftës, shënon ndryshimin e strategjisë për t’u mbështetur më shumë në ngritjen e koalicioneve të fuqishme ndërkombëtare dhe mbështetjes në partnerët lokalë, me qëllim të zvogëlimit të viktimave amerikane dhe të shpenzimeve.
Presidenti Obama theksoi përparimin e arritur në luftën kundër grupit militant Shteti Islamik. “Kryesorja në po i thyejmë kurrizin ISIS-it”. Ai tha se kostoja ishte shumë më e ultë sesa gjatë administratave të mëparshme.
Ai tha se me gjithë përparimin e arritur, punë nuk është kryer, ndërsa theksoi se gjatë viteve të fundit, sulmet më vdekjeprurëse në vend janë kryer nga “individë vendas të izoluar dhe të radikalizuar nëpërmjet internetit”.
“Terroristët e sotëm mund të vrasin njerëz të pafajshëm, por nuk paraqesin kërcënim ekzistencial për kombin tonë”, tha presidenti Obama, duke theksuar se terroristët janë vrasës e banditë dhe si të tillë duhet të trajtohen.
Presidenti Obama tha se administrata e tij e ka ndaluar torturën. “Mbështetja e vlerave tona dhe respektimi i sundimit të ligjit, nuk është dobësi. Në fakt është fuqi jonë më e madhe”, tha ai.
Gjatë fushatës, Donald Trump, u zotua për qëndrim më të ashpër ndaj terroristëve dhe familjeve të tyre dhe se e mbështetë torturën.
Presidenti Obama tha se është koha e fundit për të mbyllur burgun në Gjirin e Guantanamoa, duke e cilësuar atë “një njollë” për Amerikën.
Duke kritikuar thirrjet e zotit Trump për ndalimin e myslimanëve, presidenti Obama tha se lufta kundër terrorit nuk mund të jetë luftë kundër islamit, duke shtuar se “mbrojtja e lirisë është diç që e bëjmë për të gjithë amerikanët, jo vetëm për disa”. /voa/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë “sa më shpejt të jetë e mundur”, beson se ‘kostoja dhe barra’ e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania