OAK: Shuma për punëtorët të jetë 220 euro dhe të shtohet sektori i mediave në skemën e përfitimeve

Oda e Afarizmit të Kosovës ka përshëndetur masat e propozuara nga Ministria e Financave dhe Transfereve.
OAK konsideron që shuma e përkrahjes për punëtorët duhet të jetë 220 euro dhe jo 170 euro siç është propozuar sot nga ministri Besnik Bislimi. E kjo për faktin se ka disa vite që paga minimale ka mbetur e njëjtë dhe nuk ka ndryshuar, thuhet në kërkesën që Oda e Afarizmit të Kosovës i ka dërguar Qeverisë së Kosovës, transmeton Telegrafi.
OAK kërkon nga Qeveria që të kërkon nga bizneset që mos largojnë asnjë punëtorë nga puna si rezultat i vështirësive që po hasin për shkak të ballafaqimit me pandeminë e virusit corona dhe që Qeveria t’i mbështesë me pagën e njëjtë prej 220 euro (pika 8).
“Kjo për faktin që të gjithë të punësuarit në sektorin privat janë për arsye të nevojave të kompanive dhe jo për ndonjë arsye tjetër. Largimi mund të ndodhë për arsye të situatës së krijuar”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu OAK kërkon që në pikën 6 të përfitimit të skemave Qeveritare, të shtohet edhe sektori i mediave.
“Arsyetimi qëndron në faktin se punëtorët në media (gazetar, kameramanë, redaktorë, montazherë, shoferë dhe të tjerë) gjatë gjithë kësaj kohe janë duke informuar në vazhdimësi pubikun e gjerë dhe janë duke rrezikuar edhe jetën e tyre dhe të familjeve të tyre për informim sa më të shpejtë dhe drejtë të qytetarëve”, vijon njoftimi.
OAK ka parasysh vështirësinë financiare dhe limitet buxhetore që mund të ketë Qeveria, andaj kërkon që një pjesë e të hyrave për të mbështetur bizneset dhe të punësuarit në sektorin privat të sigurohet edhe nga:
1. Zbritja në 50% e pagave në sektorin shtetëror dhe kompanitë publike për 3 muajt e ardhshëm (paga mesatare në institucionet shtetërore është 580 euro kurse në kompani publike është 680 euro, ndërsa në sektorin privat është 370 euro prej nga i gjeneron të ardhurat shteti e që vijnë nga sektori privat). Gjithashtu arsye është edhe mbi 70% të këtij stafi janë duke qëndru në shtëpi. Përjashtim duhet të ketë për Ushtrinë, policinë, shëndetësinë dhe zjarrëfikësat.
2. Zbritja e pagave në së paku 50% për deputetët e parlamentit të Kosovës. Kjo për faktin se paga mesatare vjetore e deputetëve e kalon shumë prej 2000 euro në muaj dhe nuk janë duke pasur mundësi që të jenë aktiv gjatë kësaj kohe.
Gjithashtu OAK kërkon nga Qeveria e Kosovës që me urgjencë të paraqes në Kuvend propozimet për rialokimin e disa mjeteve të destinuara për qëllime të caktuara e që si pasojë e gjendjes së krijuar është e pamundur të realizohen.
Në këtë mënyrë të gjithë qytetarët e Kosovës të të gjitha fushave do të sigurojnë një mbështetje shumë më të madhe dhe me përmirësimin e gjendjes, mundësia e riaktivizimit të bizneseve do të jetë shumë më e madhe./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
ZRRE-ja propozon ngritjen e çmimit të rrymës për rreth 15 për qind

Çmimi i arit vazhdon të thyejë rekorde

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Kosovarët përgatiten për shtrenjtim të mundshëm të rrymës, gjatë 2023-ës ishte rritur për 15 për qind

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës