LAJMI I FUNDIT:

OAK fton deputeten Berisha që të mos manipulojë bizneset dhe opinionin publik

OAK fton deputeten Berisha që të mos manipulojë bizneset dhe opinionin publik

Oda e Afarizmit të Kosovës është e shqetësuar me deklaratat nga kryesuesja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, Sala Berisha – Shala, në lidhje me kërkesën e OAK-së bërë deputetëve të Parlamentit të Kosovës që të mos votohet Projektligji për Miniera dhe Minerale pa u bërë edhe disa ndryshime që janë duke u kërkuar.

Përmes një komunikate,  OAK i rikujton deputetes dhe kryetares së Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik se:

OAK e ka në dispozicion Projektligjin aktual dhe e ka shqyrtuar me hollësi edhe pse znj. Sala Berisha nuk e ka dërguar në OAK, me kërkesën e kësaj të fundit.


Projektligji në fjalë e largon mundësinë që sigurimet të bëhen në kompani të sigurimit, siç është momentalisht.

Projektligji nuk i ka të ndara  procedurat e aplikimit për metalore ( si psh Ari , Argjendi, nikeli,  kromi..etj,) jometalore ( gëlqerori, donitët..etj) dhe  zhavoret (separacionet), gurët dekorativ, qymyri…etj.

OAK ka disa muaj që ju ka ftuar në zyre që së bashku me bizneset të i diskutojmë të gjitha këto dhe Ju nuk i jeni përgjigjur.

OAK fton edhe njëherë deputetët e Parlamentit të Kosovës që të mos votohet ky Projektligj në gjendjen në të cilën është, por të rikthehet për shqyrtim të detajuar sepse ky Ligj ka gati dhjetë vite që është në shqyrtim.

Shtyrja edhe për disa ditë do të ndihmoj shumë që ky Ligj të mos ama mndamentohet apo të shfrytëzohen menjëherë Udhëzimet Administrative, që në shumicën e rasteve bien ndesh edhe me Ligjet.

OAK i’a kujton deputetes se Ligjet duhet të bëhen për biznese dhe për zhvillim të vendit, që është duke i munguar shumë Kosovës. Fatkeqësisht  si pasojë e Ligjeve jofunksionale dhe Ligjeve që bien ndesh me njëra – tjetrën , Kosova është shndërruar në një Afrikë Evropiane.

“Për dijeni të publikut, ky Komision Parlamentar e ka përgatitur edhe Ligjin për Shoqëri Tregtare që ka nene që janë në kundërshtim të plotë me Ligjin për Investime Strategjike të Kosovës dhe nuk gjinden në asnjë vend të botës”, thuhet në komunikatë./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Ekonomi
Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Ekonomi
Deklarimi i pasurisë, ja sa zyrtarë publikë pritet të deklarojnë pasurinë sivjet

Deklarimi i pasurisë, ja sa zyrtarë publikë pritet të deklarojnë pasurinë sivjet

Ekonomi
Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Ekonomi
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Ekonomi
Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Ekonomi
Kalo në kategori