"O nan" është titulli i këngës më të re që Ghulo e ka lansuar me videoklip.

Vet këngëtari e ka bërë muzikën e kësaj kënge dhe e ka shkruar tekstin.


Për anën vizuale është kujdesur produksioni XL Films që e ka xhiruar videon muzikore.

Kënga vjen më një ritëm të pëlqyeshëm dhe me një klip interesant.

Bashkëpunimi me Sinan Vllasaliun është një prej projekteve më të fundit që e ka lansuar Ghulo.

Dy këngëtarët sollën të përpunuar hitin e dikurshëm "Vet më the të dua" që e publikuan me videoklip.

Më herët, Ghulo kishte publikuar një tjetër bashkëpunim, atë me Xhavit Avdylin "Syzeza" që është pëlqyer shumë. /Telegrafi/