Kompania grafike “Online Studio”, të shtunën ka marrë një iniciativë për vendosjen e disa banerëve me të cilët përçohet mesazhi senzibilizues kundër shpejtësisë së tepruar të makinave në komunikacion. “O Izet nale shpejtësinë…”, është slogani i vendosur në disa pjesë të kryeqytetit.
Vetëm në gjashtë muajt e parë të këtij viti, sipas statistikave të Policisë së Kosovës, 46 aksidente kanë përfunduar me fatalitet duke humbur jetën 50 persona. Ndërsa, numri i aksidenteve me lëndime është 2,781.
Pavarësisht se Policia e Kosovës në javët e fundit ka shtuar nëpër rrugë numrin e policëve me vetura civile dhe pa shenja policie, aksidentet vazhdojnë të jenë të mëdha. Sipas një raporti të Policisë së Kosovës, të rinjtë nga mosha 25 deri në 30 vjeç janë personat të cilët kanë pësuar ose kanë shkaktuar aksidentet në rrugë të ndryshme në vend. /Telegrafi/