NYT ju pyet për Maqedoninë, pesë pyetje shumë të rëndësishme edhe për ju! (Foto)

Gazeta prestigjioze New Yourk Times në vazhdën e kuizeve për vende të ndryshme të botës, ka nxjerrë një kuiz me pesë pyetje të ndryshme për vendin tonë, për Maqedoninë.
Telegrafi Maqedoni ju përcjell këtë kuiz duke ju numëruar pyetjet dhe mundësitë për të zgjedhur në këtë pyetje.
Në hartën e publikuar, lexuesit pyeten për vendin e Maqedonisë. 1. Përgjigjja në këtë pyetje ju tregon më shumë për pozitën gjeografike të vendit dhe historikun e vendeve të Ballkanit.
Kur të gjeni përgjigjen e saktë, që është Shkupi, tregohet historia e Shkupit dhe mbi të gjitha thuhet se ky kryeqytet është shëmtuar nga projekti i fundit, Shkupi 2014.
Në këtë pjesë të pyetjes, pasi të keni gjetur përgjigjen, NYT do të ju tregonte zgjidhjen dhe historikun e produkteve.
Përndryshe, mediat e huaja kanë futur Maqedoninë në politikën redaktuese kohëve të fundit, duke dashur që të kritikojnë të kaluarën dhe për të lëvdëruar të ardhmen. /Telegrafi/






















































