Në kiropraktikë, subluksacioni, është term i cili i përket nyjës e cila ka humbur pozitën e saj natyrore dhe lëvizshmërinë, kështu që në mënyrë jo të duhur ka funksion të zvogëluar. Kur funksioni zvogëlohet, është çështje e kohës se kur do të manifestohet dhimbja.
Ferid dhe Dijana Nahi
Kiropraktik – Masazhues
045 581 375; 044 180 052
Subluksacioni është pasojë e ndonjë lëvizjeje të thjeshtë, të cilën e keni bërë shumë herë më parë dhe që me gjasë do ta bëni edhe më pas. Kjo dukuri mund të paraqitet gjatë përkuljes përpara, apo prapa, apo edhe anash. Dhembja mekanike e shpinës zakonisht kalon edhe pa u mjekuar. Por, ekzistojnë edhe metoda tjera të mjekimit.
Subluksacionet, nëse janë të pazbuluara, dukshëm mund të ndikojnë në shëndetin tonë dhe të shkaktojnë vështirësi fizike, mentale si dhe emocionale. Shumë shpesh ato janë të lidhura me humbje të energjisë, me dhembje, plogështi dhe sëmundje të ndryshme, kështu që, padyshim, shkakton bllokada destruktive të energjisë jetësore, duke ndikuar në mënyrë të dukshme në shëndetin tonë. Ndoshta subluksacionet për momentin nuk shkaktojnë dhimbje, për sigurisht më vonë do të manifestohen sikurse simptomë.
Patjetër se çdo pjesë e trupit të njeriut që nuk qëndron dhe nuk lëviz sipas ligjeve të natyrës së tij, më vonë do të përjetojë ndryshime degjenerative.
Çfarë i shkakton subluksacionet?
Subluksacionet mund të janë të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në pozitën ulur, palëvizshmëria ose nga qëndrimi jo i duhuri trupit (sidomos i kurrizit), nga puna e rëndë fizike, qëndrimi jo i duhur gjatë ngritjes së peshave të rënda, kërcimeve, vrapimeve, madje edhe kthimit për momentin papritmas…
Çfarë mund të bëjë kiropraktika?
Detyra e mjekut kiropraktik është që të zbulojë dhe të korrigjojë subluksacionet vertebrale, kurrizore, lëvizjen e unazës apo edhe të disa unazave, të cilat, shpesh shkaktojnë vështirësi të shumta dhe dhimbje tek sëmundjet sikurse janë: hernia diskale, skolioza, spondilloza, kifoza, madje edhe migrena kronike, etj.
Duke zbuluar dhe korrigjuar (kthyer në vend) nyejt, ky problem mund të rregullohet me metoda të kiropraktikës, zakonisht me 2 ose 3 tretmane. Kështu luftohen pasojat negative, siç është dhimbja, therja, nevrikosja, pagjumësia, etj.
Edhe në Kosovë, pacientët mund të gëzojmë përparësitë e kiropraktikës së mirëfilltë me përvojë shumëvjeçare. Prandaj, nëse keni probleme të tilla, mos hezitoni dhe kërkoni ndihmën e kësaj metode të shërimit të natyrshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës