Reperi i njohur shqiptar, Nush, gjatë ditës së sotme (e premte) ka publikuar projektin e ri muzikor.

"24/7" mban titullin kënga më e re e tij, të cilën e ka shoqëruar edhe me videoklip.


'Beatin' e ka realizuar vet reperi në bashkëpunim me Surkishin, ndërsa për miksimin është përkujdesur Egzon.

maxresdefault 9 Nush (Foto: YouTube)

Ndërkohë, masterizimin e ka bërë producenti i njohur Rzon.

Projektin tashmë mund ta gjeni në platformën YouTube dhe besohet se do të mirëpritet nga publiku.

Nushi përndryshe është ndër artistët më të rinj të estradës që ka arritur të marrë vëmendje të madhe tek audienca shqiptare me zërin e tij të veçantë. /Telegrafi/