LAJMI I FUNDIT:

Nuset pozojnë në shkëmb afër ujit, vala e detit i bën “qull” (Video)

Nuset pozojnë në shkëmb afër ujit, vala e detit i bën “qull” (Video)

Dy nuse të veshura me fustane të bardhë të nusërisë janë “gëlltitur” nga vala gjigante e detit, derisa po pozonin në një shkëmb shumë afër ujit.

Gjithqka dukej në rregull derisa vala e madhe e ujit u përplas në shkëmbin ku ato po pozonin, duke bërë që presioni i ujit të bie mbi ato dhe t’i bënë “qull”, transmeton Telegrafi.

Fotografi arrin t’i shpëton pajisjet e tij nga uji, ndërsa nuset që po festonin ditën e tyre më të lumtur, sigurisht se kurrë nuk do ta harrojnë atë moment të cilin e kishin pranuar me sportivitet pasi vazhdimisht qeshnin.


Ato kanë pranuar se u ishin dashur orë të tëra të kalojnë te grimeri, duke shpresuar që të realizojnë një fotosesion artistik, megjithatë ishte vala ajo që i befasoi. /Telegrafi/