LAJMI I FUNDIT:

Nuraj: Shqiptarët e Sanxhakut, janë duke iu kthyer rrënjëve të tyre

Nuraj: Shqiptarët e Sanxhakut, janë duke iu kthyer rrënjëve të tyre

Kryetarja e Këshillit Nacional Kombëtar për Sanxhakun, Amina Nuraj tha se shqiptarët e Sanxhakut, janë duke iu kthyer rrënjëve të tyre, po mësojnë shqipen, janë autoktonë dhe do të mbeten të tillë përjetësisht.

Nuraj tha në Radio Kosova se ka marrë premtimin e kryeministrit Albin Kurti se gjatë vitit 2025  edhe shqiptarët e Sanxhakut do kenë mbështetjen e Qeverisë së Kosovës.

Ajo theksoi nevojën për më shumë mbështetje, sepse siç tha të gjithë ata që janë deklaruar si shqiptarë në atë rajon, nuk kanë të drejtë pune e nuk marrin asnjë ndihmë sociale apo pensionale nga shteti i Serbisë.


Ndërkohë si lajm të mirë të vitit 2024, Amina Nuraj veçoi nismën për shkollën shqipe, ku tha se tashmë kanë 30 nxënës që po mësojnë gjuhën shqipe dhe ajo pret që në 2025 të rritet shumë më shumë ky numër dhe interesimi për mësimin e gjuhës shqipe.

“Shqiptarët e Sanxhakut ekzistojnë dhe do të ekzistojnë sa të ketë jetë njeriu”, përcolli si mesazh Amina Nuraj.

Në trend Lajme

Më shumë
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të jetë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të jetë e para

Lajme
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë

Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Kalo në kategori