Të ndryshme janë fatet e njerëzve që mund t’i takoni në lagjet e Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas Kryqit të Kuq në lagjet e Shkupit për momentin gjenden 146 persona të pastrehë. Numri i të pastrehëve është rritur në mënyrë dramatike në periudhën e kaluar nëse merret parasysh fakti se para gjashtë viteve, të dhënat tregojnë ndryshe, kishte vetëm 40 persona të regjistruar si të pastrehë.
Të dhënat tregojnë se, të pastrehët më së shumti janë të moshës 45 dhe 55, edhe atë më së shumti të gjinisë mashkullore.
Arsyet për të pastrehët janë të ndryshme, por më së shumti janë marrëdhëniet e prishura familjare, papunësia, varfëria, problemet financiare. Janë njerëzit që kanë probleme me alkoolin ose drogën, probleme me shëndetin psiqik.
Qyeteti i Shkupit kujdeset për këtë kategori të qytetarëve. Në Qendrën në Momin Potok, dy herë në javët u siguron higjienë dhe angazhim medicinal. /Telegrafi/