Numri 7 është kthyer në 'mallkim' te United – Sanchez e ka për detyrë t’ia kthejë shkëlqimin e humbur nga Owen, Valencia, Di Maria dhe Depay (Foto)

George Best, Bryan Robson, Eric Cantona dhe David Beckham, janë disa nga emrat e mëdhenj që kanë bartur fanellën me numrin 7 të Manchester United.
Një numër që konsiderohet legjendar te Manchester United, ishte veshur edhe nga Cristiano Ronaldo, kur e mori këtë numër në vitin 2009.
Pas tij këtë fanellë e bartën emra si Michael Owen, Antonio Valencia, Angel Di Maria dhe Memphis Depay, që kanë shënuar numër qesharak golash, 11 në 617 ndeshje.
https://twitter.com/RichJolly/status/955203250432696320
Owen erdhi në Old Trafford nga Newcastle United, duke shënuar pesë gola.
Pas tij Valencia e mori fanellën me numrin 7, pasi erdhi nga Wigan Athletic. Ai e ndërroi pastaj me numrin 25.
Di Maria ishte i radhës që humbi në këtë fanellë që peshon. Ai shënoi tri gola në Ligën Premier.

I fundit ishte Depay. Holandezi erdhi për 25 milionë funte nga PSV Eindhoven dhe shënoi dy gola.
Të gjithë së bashku Owen, Valencia, Di Maria dhe Depay kanë shënuar 11 gola me fanellën me numrin 7.
https://twitter.com/RichJolly/status/955428313379549184
Jose Mourinho shpreson që numri 7 i ardhshëm i United do ta thyej ‘mallkimin’.

Vetë Sanchez është shprehur i lumtur që do ta veshë të njëjtën fanellë si Cristiano, Cantona e David Beckham, duke pretenduar se me të do të fitojë titullin dhe Ligën e Kampionëve në të ardhmen. /Telegrafi/






















































