Sipas psikologëve, ekzistojnë 8 hapa që mund të ndihmojnë kur ndihesh i pavlerësuar nga fëmijët apo nga të afërmit në moshën e pjekurisë

Ndonjëherë jeton me dikë, qoftë i afërm apo mik dhe duket sikur jeni të lidhur, keni kaluar shumë gjëra bashkë, por në një moment fillon të pyesësh: a më vlerëson me të vërtetë kjo person? Jo me fjalë të bukura, por me vepra.


Shumë njerëz përballen me të njëjtën ndjenjë: japin kohë, kujdes dhe dashuri, por në këmbim marrin heshtje, ftohtësi ose, edhe më keq, ndihen sikur janë aty vetëm “nga interesi”.

Psikologu i njohur Carl Gustav Jung ka thënë se njeriu nuk është i detyruar të tolerojë ata që shkelin mbi vetërespektin e tij – madje as nëse bëhet fjalë për familjen. Këshillat e tij tingëllojnë edhe sot të fuqishme dhe praktike, transmeton Telegrafi.

1. Shkëputja e brendshme

Ndonjëherë mënyra e vetme për t’u mbrojtur është të ngritsh një mur të brendshëm. Ji i pranishëm, por mos lejo të të lëndojnë. Siç thoshte Jung: “Unë nuk jam ajo që më ka ndodhur. Unë jam ajo që zgjedh të jem.”

2. E drejta për distancë

Afërsia është zgjedhje, jo detyrim. Nëse bazohet vetëm në ndjenjën e fajit ose të detyrës, nuk është afërsi, por burg. Nëse dikush të kërkon gjithmonë favore, por nuk tregon interes për ty, është koha të largohesh, pa sherr, pa shpjegime. Ky është respekt për veten.

3. Pasqyra e drejtpërdrejtë

Ndonjëherë mjafton të thuash qartë, por me qetësi: “Ti më kërkon vetëm kur ke nevojë për diçka.” Mund të tingëllojë e rëndë, por shpesh i bën njerëzit të reflektojnë.

4. Rrethi i brendshëm

Afërsia nuk matet me gjak, por me vepra. Shpesh miqtë, kolegët apo fqinjët mund të jenë më pranë se të afërmit. Kjo është krejt normale. E rëndësishme është të dallosh kush të sjell ngrohtësi dhe kush të shteron energjinë.

5. Kursimi i energjisë

Me kalimin e viteve kupton se nuk ia vlen të shpenzosh forcën për ata që të shohin si “sfond”. Jung ka thënë: “Nuk mund të ndriçosh rrugën e të tjerëve nëse drita jote po shuhet.”

6. Ndryshimi i rolit

Nuk është e mundur të jesh i afërt me të gjithë. Por mund të ndryshosh mënyrën e marrëdhënies – duke vendosur kufij dhe duke e reduktuar komunikimin në një nivel të sjellshëm, sipërfaqësor. Kështu shmang konfliktet, por ruan edhe veten.

7. Ndryshimi i gjuhës

Shpesh nuk na kuptojnë sepse nuk e dëgjojnë thelbin e fjalëve tona. Në vend të “Nuk më vlerëson”, thuaj: “Më bën të ndihem i pavlerë kur vepron kështu.” Fjalët më të thjeshta ndonjëherë thyejnë muret.

8. Largimi pa u kthyer pas

Nëse dikush të përdor, manipulon ose të ulë, ke të drejtë të largohesh. Pa drama, pa justifikime. Jung ka thënë: “Nuk je i detyruar të shpëtosh dikë që nuk dëshiron të shpëtohet, sidomos jo me koston e vetes”.

Reflektim

Shumë njerëz e kuptojnë vonë se kanë shpenzuar shumë energji duke u përpjekur të fitojnë dashurinë e atyre që nuk dinë të duan. Por vetërespekti nuk është luks - është themeli i jetës.

Nëse përreth teje ka njerëz që të shohin vetëm si mjet për interesat e tyre dhe marrin mirësinë tënde si diçka të vetëkuptueshme, mos nxito t’i falësh. Jepi vetes të drejtën të ndihesh i vlefshëm – për veten tënde.

Siç ka thënë Jung: “Vetëm sepse ti ke nevojë për dashuri, kjo nuk u jep të tjerëve të drejtën të të lëndojnë. /Telegrafi/