LAJMI I FUNDIT:

Nuk po e gjen veten te Chelsea, Lukaku e këshillon Malang Sarr që t’i bashkohet Interit

Nuk po e gjen veten te Chelsea, Lukaku e këshillon Malang Sarr që t’i bashkohet Interit

Interi mund të ‘peshkojë’ te Chelsea në afatin kalimtar të janarit, duke tentuar të transferojë një mbrojtës.

Është fjala për Malanga Sarr, qendërmbrojtësin 22-vjeçar të skuadrës londineze, i cili mund të luajë edhe në krahun e majtë.

Francezi nuk po fiton besimin e Thomas Tuchel, i cili e ka aktivizuar vetëm një ndeshje në Ligën Premier, atë ndaj Brentfordit në transfertë.


Mediat italiane shkruajnë se lojtari me origjinë senegaleze nuk u grumbullua nga trajneri gjerman për takimin e ditës së djeshme ndaj United në kampionat dhe po mendon të gjejë një aventurë të re.

Kalimin tek Interi po e pret me padurim, teksa bëhet e ditur se Romelu Lukaku, me të cilin ka miqësi dhe të njëjtin agjent (Federico Pastorello) e ka këshilluar lojtarin defensive të transferohet te Nerazzurët.

Interi e kërkon në huazim Sarr, dhe Blutë e Londrës janë dakord me marrëveshjen që mund të arrihet në muajin që po vije.

Në akordin mes palëve pritet të përfshihet opsioni i blerjes së Sarr nga Interi në fund të sezonit për një shumë rreth 15 milion euro.

Sarr dëshiron të luajë dhe është entuziast për kalimin te kampionët e Italisë, ndërsa Inzaghi shpreson që marrëveshja finale të arrihet sa më shpejt dhe të ketë lojtarin afrikan në dispozicion të tij në muajin janar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Këtë vit, Real Madridi nuk na mund, kjo është vërtetuar" - Yamal i jep goditje mbretëve

La Liga
Të gjitha momentet e diskutueshme nga finalja e Kupës së Mbretit: Analiza për gjykimin e De Burgos Bengoetxea

Të gjitha momentet e diskutueshme nga finalja e Kupës së Mbretit: Analiza për gjykimin e De Burgos Bengoetxea

La Liga
Vjen reagimi i Antonio Rudiger pas kartonit të kuq - ai ka disa fjalë për gjyqtarin

Vjen reagimi i Antonio Rudiger pas kartonit të kuq - ai ka disa fjalë për gjyqtarin

La Liga
Gjyqtari De Burgos Bengoetxea ka përjashtuar tre lojtarë të Real Madridit në finalen e Kupës së Mbretit

Gjyqtari De Burgos Bengoetxea ka përjashtuar tre lojtarë të Real Madridit në finalen e Kupës së Mbretit

La Liga
E ardhmja e Ancelottit pas humbjes në finale pas vazhdimeve - Perez ka marr vendim për këtë sezon

E ardhmja e Ancelottit pas humbjes në finale pas vazhdimeve - Perez ka marr vendim për këtë sezon

La Liga
Hansi Flick, njeriu i finaleve – ka fituar plot 7 të tilla në karrierën e tij si trajner

Hansi Flick, njeriu i finaleve – ka fituar plot 7 të tilla në karrierën e tij si trajner

La Liga
Kalo në kategori