Artistja e njohur, Melinda Ademi, ka nisur punën për një tjetër projekt të ri muzikor.

Ajo ka njoftuar ndjekësit se sërish po vjen me një këngë, e cila pritet që të lansohet së shpejti.


Bukuroshja shqiptare ka ndarë po ashtu edhe disa pamje nga xhirimet e këtij videoklipi.

Screenshot 39 4 Foto: Screenshot/Instagram

“Shkoj kjo verë pa u pa na xhani. Shumë shpejt”, ka qenë përshkrimi që i ka vënë postimit.

Fansat mezi po presin edhe për këtë prurje të Ademit, meqë këtë periudhë ka qenë shumë aktive.

Ajo vetëm dy javë më parë solli këngën e re “Queen” në bashkëpunim me Meriton Mjekiqin.

Ky projekt mblodhi mbi dy milionë klikime vetëm për dy javë. /Telegrafi/