Nuk i mjafton humbja që ia shkaktoi, Schalke e ngacmon Dortmundin edhe në rrjetet sociale

Schalke ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të ngacmuar apo për të bërë shaka me kundërshtarin e sotëm Borussia Dortmundin.
Schalke e ka fituar derbin ndaj Dortmundit në udhëtim me rezultat 4-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Bundesliga.
Kjo fitore e ka shmangur Schalken nga pozitat që ia rrezikojnë rënien nga elita, ndërsa Dortmundin e ka lënë mbrapa në garë për titullin kampion.
Ndeshja mes këtyre dy skuadrave u karakterizua me shumë tensione, ku Dortmundi mori dy kartonë të kuq, ndërsa Schalke përfundoi me gjashtë kartonë të verdhë.
E gjithë kjo pasi këto dy klube kanë rivalitet të madh ndër vite dhe fitorja vlen më shumë se tri pikë.
Lënia mbrapa garës për titull kampion nuk i ka mjaftuar Schalkes, pasi kanë vendosur ta ngacmojnë edhe në rrjetet sociale.
Schalke ka shfrytëzuar profilin e tyre zyrtar në Twitter për të postuar një video ku shihet njëri pinguin teksa fundos tjetrin. /Telegrafi/





















































