LAJMI I FUNDIT:

Nuk lejohet për herë të dytë hyrja në Serbi e karateistëve nga Kosova, anulohet pjesëmarrja në Kampionatin Evropian të Karatesë

Nuk lejohet për herë të dytë hyrja në Serbi e karateistëve nga Kosova, anulohet pjesëmarrja në Kampionatin Evropian të Karatesë

Sërish u është pamundësuar karateistëve nga Kosova dhe stafit të Komitetit Olimpik të Kosovës që të kalojnë kufirin me Serbinë dhe të marrin pjesë në Kampionatin Evropian të karatesë në Novi Sad.

Që prej dje nga ora 20:00 ekipi kosovar i karatesë ishte nisur drejt Novi Sadit në Serbi për të marrë pjesë në Kampionatin Evropian të karatesë.

Megjithatë, hyrja në Serbi i është pamundësuar delegacionit të katartesë dhe pas ndalesës së parë, edhe një tentim i dytë dështoi.


Me anë të një konference për shtyp nga kufiri në Merdare, zyrtarë të këtij delegacioni kanë sqaruar se ishte Antonio Spinoza, kryetari i Federatës Evropiane të Karatesë që ka njoftuar delegacionin e Kosovës që të mos tentojë të hyjë në Serbi sepse kjo është e pamundur për shkak se një gjë të tillë nuk po e lejon Qeveria e Serbisë dhe se pjesëmarrja në garë kësaj radhe nuk do të jetë e mundur.

“Le të përfundohet ky kampionat dhe më pas do të shohim për masat që do të merren pas kësaj që ka ndodhur”, mësohet të ketë thënë kryetari i Federatës Evropiane të Karatesë.

Karateistët kosovarë kështu të zhgënjyer kthehen në vendin e tyre pa mundësi të garimit në një prej ngjarjeve më të rëndësishme të sportit të karatesë.

Tash pritet të Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) të merr masa ligjore pas zhvillimeve të fundit që nuk përkojnë me frymën e sportit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arne Slot ka dhënë miratimin e tij për transferimin e top yllit të Ligës Premier

Arne Slot ka dhënë miratimin e tij për transferimin e top yllit të Ligës Premier

Premier League
Ofertë prej 100 milionë euro në sezon, Dembele mund të largohet nga PSG

Ofertë prej 100 milionë euro në sezon, Dembele mund të largohet nga PSG

Ligue 1
Rivali i Real Madridit në La Liga po synon transferimin sensacional të Arda Guler

Rivali i Real Madridit në La Liga po synon transferimin sensacional të Arda Guler

La Liga
Rooney kërkon nga Arsenali që t’i ‘rrëmbejë’ Man Unitedit transferimin e top sulmuesit francez

Rooney kërkon nga Arsenali që t’i ‘rrëmbejë’ Man Unitedit transferimin e top sulmuesit francez

Premier League
Ylli i Belgjikës pensionohet nga kombëtarja si shenjë proteste pas rikthimit të Courtois

Ylli i Belgjikës pensionohet nga kombëtarja si shenjë proteste pas rikthimit të Courtois

Ndërkombëtare
Paga e Kylian Mbappe: Sa fiton ylli i Real Madridit në javë dhe çdo vit në La Liga?

Paga e Kylian Mbappe: Sa fiton ylli i Real Madridit në javë dhe çdo vit në La Liga?

La Liga
Kalo në kategori