LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka vendim për shtrenjtim të energjisë elektrike në Maqedoni

Nuk ka vendim për shtrenjtim të energjisë elektrike në Maqedoni

‘Nuk ka vendim të Qeverisë për shtrenjtim të energjisë elektrike’, informuan sot nga Kabineti i zv.kryeministrit për çështje ekonomike, Koço Angjushev, duke shtuar se Qeveria nuk është ajo që vendos për çmimin e energjisë elektrike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Kabineti i Angjushev cekën se ligji i ri për energjetikë është duke u përgatitur dhe qëllim kryesor do të jetë mbrojtja e interesit të qytetarëve. Ligji i ri është reformues, me të do të përmirësohet gjendja e përgjithshme e rregullimit të raporteve në sektorin e energjetikës dhe në mënyrë të qartë të përcaktohen rregullat për një furnizim të sigurtë dhe cilësor me energji elektrike.


‘Korniza e re ligjore përmban rregulla dhe reforma evropiane me të cilat Maqedonia do të kapë hap me rajonin dhe proceset reformuese të cilat shtyhen për vite të tëra, dhe qëllimi përfundimtar i tij është një Ligj reformues që do të jetë në përputhje me obligimet e marra nga Bashkësia energjetike për zbatimin e Pakos së tretë. Afati për zbatimin e Pakos së tretë ishte 1 janari i vitit 2015, dhe mosrrespektimi i obligimeve të marra ishte shkak që Bashkësia Energjetike e Evropës të hapë proces gjyqësor kundër Maqedonisë’, përfundon kumtesa nga Kabineti i zv.kryeministrit Angjushev./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori