LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka më temperatura të larta, situata meteorologjike gjatë kësaj jave drejtë stabilizimit

Nuk ka më temperatura të larta, situata meteorologjike gjatë kësaj jave drejtë stabilizimit
Foto: Arkiv

Pas temperaturave të larta që mbretëruan gjatë ditëve të fundit të muajit gushtë, situata meteorologjike vije drejtë stabilizimit me parametra që i përgjigjen gjatësive dhe gjerësive të vendit tonë.

Sipas IHMK-së në fushat termike dhe ato barike do të ketë rënie në të dy vlerat ekstreme. Të mërkurën, por edhe ditën e martë në disa zona të veriperëndimit parashihen riga të dobëta shiu. Kjo situatë e paqëndrueshme parashihet të përsëritet edhe gjatë vikendit, duke sjellë riga shiu.

“Jemi në fund të muajit gusht dhe pothuaj në gjithë territorin kemi deficit të reshjeve. Sasitë e reshjeve si gjithmonë nuk ishin të shpërndara në mënyrë uniforme. Më së shumti reshje kishte në veriperëndim dhe në qendër të vendit me 32mm, pastaj jugu dhe perëndimi regjistruan 19mm reshje, ndërsa lindja, verilindja dhe juglindja regjistruan 7-11mm reshje. Indeksi UV në jug të vendit mbetet në kufijtë e mesatares, derisa në vendet tjera do të shënoj vlera të larta”, thuhet në njoftim.


Temperaturat minimale gjatë këtyre ditëve do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.

Kushtet agrometeorologjike paraqiten të dobëta sidomos në disa vende ku sasia e reshjeve ishte shumë e kufizuar, ndërsa sa i përket kushteve biometeorologjike ato do të jenë relativisht të mira përjashtuar presionin atmosferik i cili mund të ndikoj negativisht te një shtresë e popullatës me sëmundje kronike (asma, hipertension, diabetet etj). /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në, flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në, flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Lajme
Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Lajme
Bie në kontakt me rrymën, vdes 22-vjeçari në Vushtrri

Bie në kontakt me rrymën, vdes 22-vjeçari në Vushtrri

Kronika e Zezë
Kalo në kategori