Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka arritur ndonjë marrëveshje për një kandidat konsensual të partisë. Kryesia e LDK-së po mban takime edhe sot, sikur gjatë gjithë javës, por që ende askush nuk ka treguar emrat e kandidatëve.
Fatmir Sejdiu, i cili ka shprehur gatishmërinë e tij që të jetë në krye të partisë, thotë se nuk është pjesë e konsensusit të përfolur.
Sipas Fatmir Sejdiut, delegatët e Kuvendit të LDK-së në mënyrë të lirë dhe demokratike duhet të zgjedhin kryetarin e partisë, dhe në asnjë mënyrë këtij organi mos t’i imponohet asnjë kandidaturë.
“I pashë raportimet në media. Jo, unë nuk jam pjesë e këtij konsensusi të përfolur. Qëndrimet e mia lidhur me kandidaturën time i kam shprehur edhe publikisht dhe për këtë e kam njoftuar edhe kryetarin aktual të LDK-së z.Mustafa në takimin e djeshëm dhe kryesinë qendrore nëpërmes tij. Është e ditur që delegatët e Kuvendit si organi më i lartë i LDK-së, duhet të zgjedhin kryetarin e LDK-së, në mënyrë të lirë dhe demokratike dhe këtij organi nuk do të duhej t’i servohet e as imponohet asnjë kandidaturë”, thotë Sejdiu për KP.
LDK nesër do të mbajë Kuvendin Zgjedhor, ku pritet të zgjidhet kryetari i partisë dhe Këshilli i Përgjithshëm.
Përveç që janë përmendur emra të mundshëm për të kryesuar këtë parti, edhe është përfolur për një kandidat konsensual që të drejtojë LDK-në.
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, në një konferencë për media pas mbledhjes së kryesisë, tha se pa LDK-në nuk ka as zgjedhje e as zgjidhje për situatën politike në vend.
Tha se po punojnë për mobilizimin e delegatëve të partisë, ku siç tha ai 355 delegatë tashmë veç se kanë konfirmuar pjesëmarrjen.
Ai tha se LDK për 514 vota elektorale, ka një kandidatë, gjë që sipas tij, bënë që në këtë subjekt të ketë përfaqësim më të madh sesa në subjektet tjera.
Në Kuvendin e nesërm të LDK-së, parti kjo që deri tani është udhëhequr nga Isa Mustafa, pritet të marrin pjesë 355 delegatë nga 38 degë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Interes i lartë për Durrësin edhe në dimër

DAP: Afati i fundit për paraqitjet TVSH-04 është 25 shkurti, deri dje janë parashtruar vetëm 25 për qind e numrit të përgjithshëm

KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

“Meritoni një lapidar si Clinton në Kosovë”, Rama inspekton punimet në rrugën e Komanit

KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit