Shkencëtarët thonë që në 50 deri 80 për qind të rasteve të belbëzimit pushojnë para moshës pesëvjeçare, mirëpo nuk ka ilaç – nëse vazhdohet edhe më vonë
Fondacioni Ndërkombëtar i Belbëzimit vlerëson që atë çrregullim e kanë rreth 50 milionë njerëz në botë. Nuk ka ilaç për belbëzimin dhe askush nuk e di shkakun e vërtetë edhe pse konsiderohet që tiparet trashëgimore, ndërsa tash edhe natyra emocionale, kanë rol në këtë.
– Pamundësia e komunikimit çon në zhgënjim dhe zemërim, ndonjëherë edhe në tërheqje, thotë Prof. Edward Contour nga Universiteti ‘Vanderbilt’ në Nashville, shteti Tennessee, transmeton Telegrafi.
– Thjesht nuk mund të komunikosh kur të duash, për atë që dëshiron, me kë dëshiron dhe si e dëshiron. Pra, ky mund të jetë shkaktar i shumë problemeve. Çdokush mund ta kuptojë këtë, sepse është shumë zhgënjyese.
Profesori Contour studioi 111 fëmijë të moshës dy deri në pesë vjeç. Kjo është grupmosha në të cilën belbëzimi bëhet shumë i dukshëm.
Djelmoshat tri herë më shumë kishin prirje të belbëzonin sesa vajzat, tregon hulumtimi.
Ndonëse ekziston lidhje gjenetike në familje, Contour gjithashtu ka konstatuar që shumica prej këtyre belbëzuesve të vegjël bëhen zakonisht më nervozë kur komunikojnë në situata në dukje normale të lojës.
Fëmijëve të tillë zakonisht u duhet më shumë kohë që të qetësohen, kur tashmë njëherë shqetësohen. Reagimi i tyre emocional atëherë shkakton belbëzim.
Contour thotë që prindërit dhe mësuesit mund t’u ndihmojnë fëmijëve duke u mundësuar ambient të qetë, i cili i ofron fëmijës më shumë shanse që të flasë.
Është e domosdoshme që të përmbahemi nga kritikat apo të hidhërohemi kur fëmija nuk mund t’i theksojë fjalët dhe të kërkojmë ndihmën e logopedit i cili mund të punojë me fëmijën. Nëse e gjithë kjo bëhet, ekzistojnë gjasa të shumta që belbëzimi të kapërcehet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025