LAJMI I FUNDIT:

“Nuk jam i sigurt nëse do ta shoh para ndeshjes” –Nagelsmann bën një pretendim interesant për shtrëngimin e dorës me Lewandowskin

“Nuk jam i sigurt nëse do ta shoh para ndeshjes” –Nagelsmann bën një pretendim interesant për shtrëngimin e dorës me Lewandowskin

Barcelona dhe Bayern Munich do të takohen në një ndeshje epike të Ligës së Kampionëve në “Allianz Arena”, të martën me 13 shtator.

Përpara takimit, trajneri i Bayern Munich, Julian Nagelsmann, ka komentuar nëse do të shtrëngojë duart me ish-sulmuesin Robert Lewandowski para fillimit të ndeshjes.

Sulmuesi polak i dha fund lidhjes së tij tetë vjeçare me Bayern Munich për të kaluar te Barcelona në fillim të kësaj vere.


“Nëse e shoh atë përpara [lojës], atëherë sigurisht që do t’i jap dorën. Nuk jam i sigurt nëse do ta shoh paraprakisht, zakonisht nuk e bëj”, ka thënë fillimisht Nagelsmann.

Ndërkohë, vlen të theksohet se marrëdhëniet e Robert Lewandowskit me tifozët e Bayern Munichut janë përkeqësuar pas transferimit të tij te Barcelona.

Nagelsmann shpreson që tifozët bavarez do t’i bëjnë një pritje pozitive ish-sulmuesit të tyre nesër.

“Mezi pres që tifozët tanë ta mirëpresin atë. Kur një lojtar ka qenë kaq i fortë për ekipin gjatë viteve, mendoj se është e rëndësishme. Ai ishte një pjesë e rëndësishme e familjes së Bayernit. Mezi pres ta shoh përsëri”, deklaroi trajneri gjerman. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona rrit kufirin e pagave, tani synon afrimin e një ylli nga Liga Premier

Barcelona rrit kufirin e pagave, tani synon afrimin e një ylli nga Liga Premier

La Liga
Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Ndërkombëtare
Atmosferë e jashtëzakonshme në Prizren në derbin e madh kosovar

Atmosferë e jashtëzakonshme në Prizren në derbin e madh kosovar

Liga e Parë
Dy top klubet angleze e bëjnë prioritet transferimin e Frenkie de Jongut

Dy top klubet angleze e bëjnë prioritet transferimin e Frenkie de Jongut

La Liga
Messi dhuron dy asistime fantastike dhe thyen një rekord të madh

Messi dhuron dy asistime fantastike dhe thyen një rekord të madh

Ndërkombëtare
Ferizaj mposht Prishtinën, merr tre pikë të mëdha në luftën për mbijetesë

Ferizaj mposht Prishtinën, merr tre pikë të mëdha në luftën për mbijetesë

Superliga
Kalo në kategori