Drini Zeqo dhe Dea Vieri kanë bërë “lëmsh” rrjetin me postimin e tyre të përbashkët në Instagram.

Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Albania, kanë publikuar dy imazhe, përmes së cilave aluduan për nisjen e një romance.


Në njërin prej imazheve, Drini dhe Dea shfaqen të përqafuar, duke nxitur edhe më tej spekulimet për një lidhje.

Ndonëse, një konfirmim zyrtar nuk erdhi nga asnjëra palë, ishin vetëm këto dy fotografi që kanë trazuar internetin.

Në postimin e tyre vërshuan komente prej përdoruesve të shumtë, që mbështesnin relacionin mes tyre.

Snapinsta.app 438954682 449169187461207 8902852984737913756 n 1080 1 Foto: Drini Zeqo dhe Dea Vieri / Instagram

Komentet e tilla madje erdhën edhe prej disa prej figurave të njohura. Mbetet në vijim, të ketë një konfirmim zyrtar mes dyshes. /Telegrafi/

Snapinsta.app 438945321 1164318961653276 3468402641258846507 n 1080 Foto: Drini Zeqo dhe Dea Vieri / Instagram