Vetëm 58 deputetë kanë marrë pjesë në votimin për Projektligjin që cakton çmimet tavan për produktet themelore, i propozuar nga Qeveria e Kosovës, për të cilin u diskutua për më shumë se tri orë.
Tri partitë më të mëdha opozitare – PDK, LDK dhe AAK – kanë thënë të enjten se nuk do ta mbështesin Projektligjin, pasi sipas tyre versioni që u është paraqitur në seancën e Kuvendit është i papranueshëm.
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka theksuar se ky Projektligj është hartuar për shkak të rritjes së paarsyeshme të çmimeve bazë.
Sipas Hajdarit, ky Projektligj do të aplikohet në raste të veçanta të destabilizimit në treg.
“Duke marrë parasysh situatën aktuale të rritjes së paarsyeshme të çmimeve të produkteve bazë, si dhe ankesave të shumta të qytetarëve për rritjen e menjëhershme të çmimeve tek të gjitha produktet bazë, Ministria e Tregtisë dhe Qeveria ka hartuar ligjin i cili do të aplikohet në rastet e destabilizimit në treg”, ka thënë Hajdari.
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila është shprehur se situata aktuale ekonomike ka bërë të domosdoshme marrjen e masave për uljen e abuzimit me çmime.
Ajo shtoi se marrja e masave të deritanishme nuk kanë ndikuar në uljen e abuzimit me çmimet.
“Në situatën në të cilën jemi e bën të domosdoshme ndërmarrjen e këtyre masave me qëllim të zbutjes së çmimeve themelore. Jemi në një situatë të pazakontë, e cila nuk mund ta ndryshojmë. Masat e tilla të jashtëzakonshme përdorën kur ka lindur një krizë dhe nevojitet një përgjigje specifike”, shtoi Kusari-Lila.
Ferat Shala nga PDK-ja u shpreh se ky dokument është i dëmshëm për ekonominë, konsumatorët dhe operatorët dhe se mund të përdoret për të falimentuar bizneset.
“Në situata të caktuara, ky ligj mund të përdoret kundër bizneseve për mënyrën dhe ruajtjen e konkurrencës apo për falimentimin e bizneseve të caktuara importuese apo importuese. Komisioni ka të drejtë deri në ndërhyrjet vullgare në treg, e cila paraqet ndërhyrje në ekonominë e tregut të lirë”, tha Shala.
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se ky Projektligj shkel Kushtetutën e Kosovës dhe se me vendosjen e çmimeve tavan mohohet konkurrenca.
“Ky Projektligj nuk është në pajtim me Kushtetutën. Me vendosjen e çmimeve tavan ju nuk mund ti ulni çmimet në bizneset e mëdha, do të arrini të ndërhyni në biznese të vogla në fshatra dhe qytete dhe askush përveç tregtarëve të mëdhenj nuk do të përfitojë”, ka thënë Bajrami.
Ndërsa, Pal Lekaj nga AAK-ja ka theksuar se Projektligji dëmton rëndë tregun e lirë.
“Këtë projektligj nuk do ta përkrahim në parim. Ne do ta përkrahim vetëm atëherë kur bëhen ndryshime rrënjësore. Ne do të votojmë kundër sepse ministrja nuk na ka bindur se shkon në favor të qytetarëve por e dëmton rëndë tregun e lirë”, u shpreh ai.
😄 Teksa Hykmete Bajrami iu kundërpërgjigj ministri Hekuran Murati, vëmendjen e merr Besian Mustafa me mimikat e tij duke dashur të tregojë se sa shumë pajtohet me fjalët e bashkë-partiakes – e sa gabim e ka ministri pic.twitter.com/SZn4cPaQBo
— Telegrafi.com (@Telegrafisti) October 20, 2022
Ministri i Financave, Hekuran Murati shtoi se synimi i opozitës është që të ulen të hyrat e Qeverisë e në anën tjetër të trashet fitimi i tregtarëve.
“Propozojmë çmime tavan, nuk qëndron argumenti që është në kundërshtim me Kushtetutën sepse ajo ka edhe disa nene të tjera nëse e lexoni të tërën, përveç tjerash kemi edhe UNICEF-in që ka dalë me rekomandime sesi duhet të shmangim varfërinë e qytetarëve”, tha Murati.
Pas këtij deklarimi ka reaguar kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku duke thënë se Murati nuk di t’i lexoj raportet.
“Reagimi është shumë i vonshëm, ka tetë muaj që po rriten çmimet, për më tepër këta nuk e kuptojnë se sa e kanë inflacionin, thonë se është 12 për qind, pra e krahasojnë muaj për muaj, por tani kemi filluar ta nxëmë një vit prapa inflacionin”, tha Abdixhiku.
Sipas tij, aktualisht inflacioni është rreth 20 për qind.
“Ky nuk e di se çfarë është inflacioni nga dita që ka hyrë në punë, nuk di t’i lexon raportet e zyrës së vetë. 19.3 për qind është inflacioni prej se ke ardhur ti [Murati] në pushtet”, përfundoi ai.
Në Kosovë, sipas Agjencisë së Statistikave, inflacioni në muajin shtator ka arritur në 12.7 për qind, krahasuar me 0.2 për qind sa ka qenë në shtator të vitit të kaluar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSi të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?
Parku i erës në Bajgorë, projekti më i madh i energjisë së ripërtërishme në Kosovë
Frutex kryeson në eksportin e pijeve me 66% rritje
Romanca në detin Adriatik me oferta ekskluzive për Shën Valentin nga Grand Blue Fafa
Zbritje deri në 70% në Central Park – Mos e humbisni!
Ekonomia e fuqishme amerikane mund të mos ketë nevojë për reformat e mëdha të Trump
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri