LAJMI I FUNDIT:

Nuk dezinfektohen shkollat në Shkup, rrezikohet përhapja e gripit (Video)

Nuk dezinfektohen shkollat në Shkup, rrezikohet përhapja e gripit (Video)

Shumë shkolla fillore dhe të mesme të Shkupit vazhdojnë të zhvillojnë procesin arsimor nëpër hapësira të pa dezinfektuara. Në shkollën fillore “26 korriku” në Shuto Orizarë, e cila numëron mbi 2100 nxënës ekipet e dezinfektimit ende nuk kanë mbërritur, pavarësisht se kërkesa është bërë me kohë. Drejtori i kësaj shkolle kritikon autoritete shëndetësore, duke thënë se janë vonuar shumë për kryerjen e këtij procesi.

“Dezinfektimi është dashur të bëhet përpara se të përhapej gripi. Sikur të bëhej një gjë e tillë që atëherë nuk do vinte deri në përhapjen kaq të madhe të gripit, do kishte ndaluar numrin e të prekurve nga gripi. Në shkollën tonë numri i nxënësve me grip ka qenë 200-300, sikur më herët të dezinfektohej ky numër do ishte rreth 50-80. Faktikisht pengohej edhe zhvillimi I procesit mësimor”, tha Halit Sejdiu për Alsat-M, drejtor i Sh.F. “26 korriku” në Shkup.

Nga Qendra për Shëndet Publik thonë se në këtë shkollë procesi I dezinfektimit do të kryhet gjatë ditës së nesërme.


Si pasojë e mos dezinfektimit rrezikohet përhapja e gripit, infektimeve të ndryshme dhe paraqitja e ndonjë epidemie. Nga Qendra për Shëndet Publik në Shkup thonë se ky proces higjienik pritet të përfundojë deri të premten. Vendimi për kryerjen e dezinfektimit nëpër çerdhe, shkolla dhe spitale u miratua gjatë fillimit të vitit të ri, si masë për parandalimin e gripit. Por pavarësisht se ky proces duhej të kryhet para se të nisë gjysmë vjetori i dytë shkollor, ai ende nuk është zbatuar tërësisht./Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=YLY2iaedl70

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Kronika e Zezë
Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Lajme
Hooper: Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin, mos t'i japë leksione SHBA-së

Hooper: Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin, mos t'i japë leksione SHBA-së

Lajme
Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na u ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na u ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Drejtësi
Këto janë të gjitha vendimet e qeverisë

Këto janë të gjitha vendimet e qeverisë

Lajme
Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Lajme
Kalo në kategori