LAJMI I FUNDIT:

Nuk dëgjohen kërkesat e tifozëve, ylli i Contes mbetet në stadiumin e Juventusit

Nuk dëgjohen kërkesat e tifozëve, ylli i Contes mbetet në stadiumin e Juventusit

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, nuk do të heqë yllin e Antonio Contes në Allianz Stadium, pavarësisht kërkesave nga tifozët.

Gazeta Tuttosport zbulon se disa tifozë të Bianconerëve kanë kërkuar të heqin yllin e trajnerit aktual të Interit, por klubi thuhet se nuk do ta bëjë atë.

Conte nuk është pjesë e Juventusit aktual dhe ndoshta nuk do të jetë pjesë e së ardhmes së Zonjës së Vjetër të Agnellit, por e kaluara e lavdishme mbetet.


Tifozët e Juventusit duan që të hiqet ‘ylli’ i Antonio Contes në stadium: Janë mbledhur deri tani mijëra nënshkrime
Lexo po ashtu Tifozët e Juventusit duan që të hiqet ‘ylli’ i Antonio Contes në stadium: Janë mbledhur deri tani mijëra nënshkrime

Pas përplasjes së diskutueshme midis Angellit dhe Contes në Coppa Italia këtë javë, Tuttosport zbulon se tifozët kanë kërkuar që ylli i tij jashtë stadiumit të hiqet.

Por, meritat e ish-kapitenit dhe trajnerit janë më të mëdha se konflikti aktual. Scudetto, trofeu i Ligës së Kampionëve dhe roli si një udhëheqës i ka dhënë Contes një nga 50 yjet që shtrojnë rrugën përreth stadiumit të Juventusit.

Tensione pas ndeshjes Juventus – Inter, presidenti i bardhezinjëve Andrea Agnelli ofendon trajnerin Antonio Conte
Lexo po ashtu Tensione pas ndeshjes Juventus – Inter, presidenti i bardhezinjëve Andrea Agnelli ofendon trajnerin Antonio Conte

Raporti pretendon se tifozët e Juventusit sulmuan yllin e Contes kur ai u bashkua me Interin në vitin 2019 dhe disa kanë vazhduar me peticionin për të hequr këtë yll pas përplasjes së Coppa Italia.

Megjithatë, Presidenti thuhet se nuk e ka konsideruar shkëputjen e emrit të Contes nga trotuari që kujton shumë heronj të historisë së Bianconerëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Liga e Kampionëve
U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

Premier League
Kompany tenton transferim shokues te Bayerni për sezonin e ri

Kompany tenton transferim shokues te Bayerni për sezonin e ri

Bundesliga
Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

Kosovë
Një gjyqtar ka zbuluar se ka favorizuar Messin pas 'marrëveshjes me 12 fjalë gjatë një ndeshje'

Një gjyqtar ka zbuluar se ka favorizuar Messin pas 'marrëveshjes me 12 fjalë gjatë një ndeshje'

Përfaqësueset
Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori