Tashmë të gjitha partitë kanë publikuar listën prej 110 deputetëve që do të garojnë në Zgjedhjet e Jashtëzakonshme Parlamentare që mbahen më 28 dhjetor.

Kosova vuajti për gati një vit për një Qeveri, pasi zgjedhjet e rregullta të mbajtura më 9 shkurt 2025, ku fituese doli Lëvizja Vetëvendosje - nuk ia doli të formonte qeverinë, madje as opozita nuk ishte e disponimit që të krijonte në anën tjetër një marrëveshje mes tyre.


Kështu, mbi dhjetë muaj, Kosova ka mbetur peng e mosmarrëveshjeve mes partive politike, duke humbur shumë grande ndërkombëtare dhe marrëveshje tjera të mëdha, raporton Telegrafi.

Vendi ynë më pas, më 12 tetor u fut në Zgjedhjet Lokale, të cilat përfunduan pas 9 nëntorit, atëherë kur u mbajtë edhe balotazhi, për të përcaktuar kryetarët për katër vitet e ardhshme.

Kur jemi te garat që zhvilluan kryetarët, në listat aktuale për deputetë, janë përfshirë edhe disa emra që ishin në garë për kryetar komune.

Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kandidatët që nuk arritën të marrin postin e kryetarit, e që i janë futur garës për deputetë janë: Bekë Berisha, Zafir Berisha (ka qenë kandidat nga NISMA, por që ka aderuar në AAK), Ali Berisha, Enver Hoti, Hafize Sallahi, Vildane Latifi, Faton Jakupi, Bashkim Budakova, Besnik Krasniqi, Xhemile Murati Shabani, Mensut Ademi.

Nga lista, shihet që AAK ka përfshirë plotë 11 kandidatë që nuk arritën të rizgjidhen kryetarë komunash, derisa kërkojnë besimin për t’u bërë deputetë. /Telegrafi/